Vonon regjistrimi dhe hipotekimi i pronave të Bashkisë Fier
10/06/2011 Shkak buxheti i limituar për regjistrim në hipotekë dhe mbivendosjet
FIER- Ka vonuar si proces regjistrimi dhe hipotekimi i pronave publike të Bashkisë Fier. Nga 760 prona, të cilat kanë nisur të inventarizohen para 9 vjetësh kur nisi ky proces, kanë mundur të hipotekohen vetëm 28. Sipas drejtueses se regjistrimit te pronave publike të bashkisë, Adriana Vreka, vonesat në hipotekimin e pronave të bashkisë kanë ardhur për shkak të mungesës së financimeve për të kryer hipotekën nga mos miratimi i buxhetit të bashkisë, por edhe si rezultat i shumë pronarëve me mbivendosje. Me daljen e ligjit të ri të qeverisë para një viti për hipoteka falas të njësive vendore për pronat publike do të mundësohet kapja e ritmeve të këtij procesi. “Bashkisë Fier me këtë vendim i kanë kaluar në pronësi dhe në përdorim 760 prona publike”, ka thënë Vreka, ku në këto prona hyjnë shkollat, kopshtet, çerdhet, magazinat etj, por si proces ky po ecën me ritme të ngadalta. Pavarësisht se lista përfundimtare e inventarizimit të pronave të paluajtshme është miratuar nga ana e drejtorisë sonë vazhdon puna për regjistrimin e pronave të pahedhura shtesë. Interesi i bashkisë në këto prona është shfrytëzimi i tyre me qira apo për shërbime të ndryshme. A. Damini