Një sfilatë veshjesh kushtuar Nënë Terezës
Stilistja Merita Toçila, në vigjilje të 5-vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, më 18 tetor, do të sjellë një aktivitet ndryshe kushtuar Nënë Terezës. Nëpërmjet një performance artistike në fushën e modës, ajo ka stiluar veshje me tri ngjyrat karakteristike të Nënë Terezës. Aktiviteti do të shoqërohet edhe me një akand pikturash, përfitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi. Piktorët Skënder Kamberi dhe Anastas Kostandini do të paraqesin në këtë aktivitet veprat e tyre kushtuar Nënë Terezës, përfitimet e së cilës do të shkojnë pranë asaj shtrese së cilës ajo i kushtoi gjithë aktivitetin e saj. Sfilata e realizuar në homazh të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, në 5-vjetorin e lumturimit të saj, është mbështetur në veshjet e motrave të Nënë Terezës. Materiali i veshjeve është mëndafsh, i cili evidenton bukur format femërore dhe lëvizjen e tyre. Elementi koloristik është e bardha e ngrohtë, që ngacmohet lehtë nga vizime ngjyrë qielli dhe blu, të shpërndara me mjaft delikatesë në pjesë të ndryshme të veshjeve.
Kjo sfilatë e veçantë do të lidhet me artet e tjera, siç është poezia, të interpretuara nga dy aktorë që do të shoqërohen nga një bazë muzikore. Po në atë ambient do të realizohet dhe një ekspozitë pikturash me krijime të zgjedhura të piktorëve bashkëkohorë që kanë krijuar për Nënë Terezën, për ta bërë të pranishme dhe shumë të fuqishme figurën e saj.