Këmbët, rreziku që vjen nga takat e larta
Të jesh e bukur dhe tërheqëse nuk është aspak e lehtë. Femrat për këtë arsye preferojnë të “vuajnë”, pasi vetëm kështu mendojnë se mund të përmirësojnë imazhin e tyre dhe të bine në sy. Një rëndësi të veçantë kanë këpucët dhe mbajtja e tyre. A është e drejtë që femrat të sakrifikojnë për të zgjatur trupin e tyre? Cilat janë pasojat e mbajtjes së këpucëve jo të rehatshme?
Pasojat e mbajtjes së takave të larta
Probleme me këmbët kanë 7 femra në 10. Këto probleme mendohet se shkaktohen nga këpucët apo sandalet e modës më të fundit dhe nga pedikyri me xhel. Edhe pse pak femra heqin dorë nga këpucët trendi: komoditeti duhet të vihet në plan të parë, sepse efektet negative ndihen te këmbët. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se edhe këpucët e sheshta janë të dëmshme për këmbët. Stina e bukur ka mbërritur dhe femrat nuk mund t’i rezistojnë tundimit të sandaleve të modës: këpucë të mbyllura lamtumirë, shihemi në vjeshtë. Dhe për pasojë një këmbë e zbuluar kërkon kujdes të veçantë, pedikyr herë pas here si dhe trajtime të ndryshme. Por pasioni i femrave për këpucë të modës së fundit dhe thonj perfektë po kthehet në një thikë me dy presa. Eksperti për kujdesin e këmbëve Mauro Montesi shpjegon se shtatë femra në dhjetë vuajnë nga probleme me këmbët e tyre. Sipas tij, negativisht ndikojnë takat e modës së fundit si dhe pedikyri me xhep apo akrelik i importuar nga Shtetet e Bashkuara. Rezutatet janë infeksionet nën thonj si dhe enjtjet e këmbës. Në mjaft raste kemi të bëjmë edhe me rënien e thonjve si dhe krijimin e kallove të cilat shkaktojnë dhimbje të tmerrshme për një kohë të gjatë. Në këto raste këshillohet trajtim me medikamente si dhe evitim të këtyre këpucëve.
Trajtimet që përkeqësojnë këmbët
Jo gjithmonë mund të përftohen efektet e dëshiruara. Me ardhjen e verës kërkohet një trajtimi veçantë i këmbëve dhe thonjve. Pedikyri me xhel është një teknikë që lejon zgjatjen e thonjve, por në të njëjtën kohë femrave u duhet të përballen me pasojat. Në këto raste femrat mund të rrezikohen nga mikrotraumat dhe infeksionet nën thonj, të cilat janë të vështira për t’u shquar me sy të lirë, ndërsa mund të jetë tepër vonë për t’i kuruar. Situata përkeqësohet kur vishen taka të larta apo me bazament të lartë, të cilat ndodhen kudo në vitrinat ku kalohet. Pozitive për stinën e verës është vetëm evitimi i veshjes së çorapeve pasi ato ndihmojnë në acarimin dhe përkeqësimin e gjëndjes së këmbëve. Specialisti shton se si pasojë e takave të larta, femrat përballen edhe me dhimbjen e shpinës. Nga një ekstrem në tjetrin: të dëmshme për këmbët janë edhe këpucët e sheshta të quajtura ndryshe “balerina”. Tek këpucët e dëshmshme hyjnë edhe ato me bazë gome pasi nuk e lejojnë këmbën të ajroset dhe favorizojnë krijimin e kallove dhe infeksioneve.
Këpucët perfekte për verën
Cilat janë këpucët perfekte për stinën e verës? Të ngjashme me këpucët e romakëve në kohët e lashta. Ato duhet të jenë të hapura por në të njëjtën kohë ta mbajnë këmbën të palëvizur, me një takë prej 4-5 centimetrash, pa lidhëza apo rripa që shtrëngojnë gishtat. Në raste të veçanta mund t’i lejojmë vetes edhe takat shumë të larta me këshillën e specialstit që siguron: “Dy orë mbi taka të larta nuk kanë pasoja të rënda për këmbët. Problemet janë të garantuara për femrat të cilat mbajnë taka të larta në zyrë, pasi në këtë rast vuajtja për këmbët është e destinuar të zgjasë për gjithë ditën dhe kështu problemet vijnë njëra pas tjetrës. Kështu nëse me me mbarimin e punës ju pret një mbrëmje ose një aperitiv mbani këpucët e larta në një çantë të posatshme, në mënyrë që t’i ndërroni para se të hyni. Por disa persona mendojnë se edhe bukuria ka kostot e saj. Pavarësisht faktit se 70 për qind e femrave kanë probleme me këmbët që nga gishtrinjtë e enjtur apo kallot e tmerrshme shumë pak nga ato heqin dorë nga këpucët e modës dhe nga vuajtja që dhurojnë ato. Eksperti përfundon se mjafton të hedhësh një monedhë poshtë tavolinës në një dasmë dhe do të shohësh se të gjitha femrat e pranishme, të veshura e të trukuara me kujdes, kanë hequr këpucët për të gjetur qetësinë. Është e pashmangshme: kur i zgjedhin nuk kanë parasysh komoditetin, fillimisht shihen në pasqyrë për të parë gjatësinë që përfton këmba.
18 Korrik 2009