E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat mbi 40 vjeç, më seksi se të rejat



Nuk është e vërtetë që 20 dhe 30-vjeçaret janë më seksi se femrat mbi 40 vjeç. Më të rejat në moshë? Të papjekura dhe shumë të rrëmbyera, thjesht i trembin meshkujt. Por cilat janë veçoritë dhe karakteristikat e femrave me moshë mbi 40 vjeç? Pse ato preferohen nga meshkujt e pothuajse të gjitha moshave? Sepse ato janë sensuale dhe eksperte. Femrat që arrijnë të bëjnë për vete një mashkull janë ato mbi 40 vjeç, sensuale, të ëmbla dhe eksperte të artit të dashurisë dhe lojërave erotike. Ky është edhe përfundimi i një sonazhi të kryer kohët e fundit mes meshkujve të ndryshëm. Në preferencat e tyre përjashtohen vajzat elegante “pa tru” dhe lolitat të cilat mendojnë se joshin edhe thjesht me një lëvizje të lehtë të qerpikëve. Mbretëreshat e vërteta janë 40 vjeçaret seksi, që sipas një ndër dy të intervistuarve, ato janë më interesante dhe joshëse se 20 apo 30-vjeçaret. Rreth 39 për qind e meshkujve deklarojnë se zonjat “në moshë” janë shumë më tërheqëse se vajzat e lindura në vitet 80’ ose më vonë. Pra në këtë mënyrë jo vetëm meshkujt e pjekur dhe inteligjentë janë të aftë të luftojnë me kohën për të qenë më tërheqës se më parë.

Ja pse preferohet në 40 vjeçare
Pse një mashkull nuk preferon një 20 apo 30 vjeçare të freskët, por një 40 vjeçare me disa rrudha në fytyrë dhe trup jo aq të bukur? E thjeshtë, shpjegojnë të intervistuarit, femrat që kanë kaluar moshën 40-vjeçare janë më sensulale (për 52 për qind të meshkujve) dhe të interesuar ndaj meshkujve më të rinj ( rreth 38 për qind e meshkujve). Triumfimi i kësaj moshe ka të bëjë edhe me pavarësinë e pakontrolluar të të rejave, çka shkakton trembjen e meshkujve. Meshkujt në të vërtetë kanë mjaft arsye për të pëlqyer një femër në moshë dhe jo një tjetër më të re. Një vajzë në moshë të re në mjaft raste përpiqet të joshë, por pa sukses. Ajo duket false në sytë e atij që duhet të ishte viktima, duke mos pasur rezultatin e dëshiruar. Joshja sipas meshkujve ka të bëjë edhe me aftësinë për të mos rënë në vulgaritet. Kjo përgjithësisht është prirje e femrave në moshë të re. Një në dy meshkuj pohojnë se 40-vjeçaret e luajnë në mënyrë perfekte rolin e dashnores dhe 46 për qind e tyre do të dëshironin ta kishin përkrah një femër të tillë në raste të rëndësishme apo pritje. Një trend i kohëve të fundit ashtu siç duket qartë edhe te çiftet ndërkombëtarë të Hollivudit, si Demi Mor me Ashton Kutçer apo Sheron Stoun me Keis Dreifous shihet se përkrah yjeve 40-vjeçare është një i fejuar më i ri në moshë. Në këto sondazhe janë pyetur edhe femrat, 42 për qind e të cilave pranojnë se janë ziliqare lidhur me këtë fakt. Sekreti i femrave mbi 40 vjeç qëndron në faktin se vetëm ato mund të mendojnë seriozisht për kohën e humbur dhe pamundësinë për të rekuperuar vitet që ikin. Vetëm në këtë moshë femrat janë të vetëdijshme për vlerat e tyre, të cilat i kanë zbuluar me kalimin e viteve.

40 vjeçaret më të preferuara
Cilat janë 40 vjeçaret më të preferuara nga meshkujt? A është bukuria një faktor i rëndësishëm në përzgjedhjen e tyre? Sigurisht që po! Por më i rëndësishëm është padyshim sensualiteti dhe sjellja prej femre joshëse. Ndër figurat më të njohura të botës së spektaklit dhe kinemasë përmenden: Xhenifer Aniston, Sheron Stoun, Demi Mur, Simona Ventura, Hall Beri, Kajli Minog, Monika Beluçi. Ato janë të suksesshme, të bukura, joshëse dhe me stil. Asgjë nuk mund t’i ndalë për të arritur objektivat në karrierë, por edhe në jetën private. Shpesh i shohim të shoqëruara me meshkuj më të rinj se vetja dhe pothuajse asnjëherë nuk jemi në gjendje të themi nëse ata rrinë më njëri-tjetrin për dashuri apo diçka tjetër. Një gjë është e sigurt: ato janë seksi dhe të siguta në veten e tyre.

Pse të shoqërohesh me një 40 vjeçare

1. Një femër 40-vjeçare nuk të zgjon në mes të natës për të të pyetur “Për çfarë po mendon?”. Asaj nuk i intereson aspak për cfarë mendon.
2. Nëse një femër mbi 40 vjeç nuk dëshiron të shohë një ndeshje futbolli, nuk do të të rrijë pranë për t’u ankuar. Në këtë rast ajo bën atë qe ka dëshirë të bëjë duke e bërë kohën të duket më interesante.
3. Femrat mbi 40 vjeç janë më dinjitoze. Shumë rralë mund të ndodhë të humbasin kontrollin gjatë një opere apo në mes të një restoranti të kushtueshëm. Sigurisht nuk hezitojë të të bëjnë të ndihesh keq, po në një mënyrë më dinjitoze.
4. Femrat me disa vjet më shumë janë të ndershme. Ato nuk të thonë kurrë që je idjot apo sillesh si i tillë. Me ato nuk të duhet të pyesesh veten shpesh se kush je në të vërtetë.
5. për çdo femër mbi 40 vjeç, elegante, të mrekullueshme, do të jetë gjithmonë një mashkull i cili në çdo moment kërkon mundësinë të flirtojë me një kamariere 20-vjeçare.

18 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›