E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kembimi, leku humbet ndaj dollarit dhe forcohet me euron

Monedha vendase leku, ka humbur pike ne kembim me dollarin amerikan dhe eshte mbicmuar me monedhen e perbashket euro. Nje USD dje ne agjencite e kembimit valutor ka kushtuar 107 leke, ndersa ne fillim te vitit valuta e gjelber ka qene poshte nivelit 100 leke. Nga ana tjeter monedha e perbashket ka ndalur dje renien ne kembimin me lekun, duke kushtuar 136 leke. Tregjet e kembimit kane reaguar pozitivisht ndaj planit te shpetimit qe vendet e Eurozones miratuan tre dite me pare, si mase mbrojtese ndaj euros. Joachim Starbatty, profesor ne pension per makroekonomine ne Universitetin e "Tübingenit" ne Gjermani, mendon se me nje "ombrelle mbrojtese" gjigante per vendet e zhytura thelle ne borxhe. Bashkimi Evropian synon te shpetoje monedhen e perbashket nga shperberja. Profesori shpjegon se llogaria eshte e thjeshte. Ajo qe funksionon ne Greqi mund te funksionoje edhe ne Portugali, ne Spanje dhe ne Itali. Dhe sa me shume gure te bien nga muri i euros, aq me shume vihet edhe vete euroja ne shenjester, me "future-a monedhe". "Une te premtoj per 1 janar 2011 shitjen me nje dollar, te nje euroje qe sot kushton 1.28 dollare. Keto euro une nuk i posedoj ende, por kur te duhet t'i levroj, i blej ne tregun e valutes, per 88 cente amerikane. Nje pazar grandioz", thote profesori i financave gjermane. Zgjati shume derisa politikanet evropiane te financave dhe guvernatoret e bankave qendrore kuptuan se nuk eshte fjala per Greqine ose Portugaline, behet fjale per euron. "Ombrella mbrojtese" e hapur tani per euron, ka si synim te jete nje sinjal i qarte per tregjet financiare. Bastet kunder euros nuk do te dalin. Dhe qe ky sinjal te kete efekt, forcohet me nje shume te paperfytyrueshme prej gjysme bilioni eurosh.

Parashikimet
Ekspertet gjermane te ekonomise mendojne se ne 2011, nje euro do te kushtoje nje dollar nga 1.28 USD qe kushton tani. Me nje "ombrelle mbrojtese" gjigante per vendet e zhytura thelle ne borxhe. Bashkimi Evropian synon te shpetoje monedhen e perbashket nga shperberja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›