E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i depozitave, bankat ulin interesat per lekun

Blerina Hoxha
Kthimi i masiv i depozitave ne sistemin bankar shqiptar, i ka shtyre bankat qe te japin interesa me te uleta per kursimet se sa ne fund te vitit, ose gjate veres qe shkoi. Sipas nje vrojtimi te Bankes se Shqiperise per normat e interesit, ne dy muajt e pare te vitit 2010, sistemi bankar ka regjistruar ulje te interesave te depozitave ne leke. Norma mesatare e interesave per depozitat ne leke ne muajt janar-shkurt, shenoi respektivisht 5.66 dhe 5.29 per qind. Gjate vitit qe shkoi bankat ofruan interesa mjaft te larta per depozitat te te gjitha llojeve per t'u bere atraktive, ne terheqjen e kursimeve qe dolen jashte bankave gjate pranveres. Aktualisht konfirmohet se totali i depozitave ne banka, i kalon 700 miliarde leket, sasi kjo e kenaqshme krahasuar me ecurine historike. Pasi arriten synimin bankat i ulen normat e interesit, me se shumti per monedhen vendase. Keshtu interesi mesatar qe ofrojne bankat per depozitat ne leke ne afatin nje vjecar eshte mesatarisht 7 per qind, nderkohe qe nje vit me pare bankat kane ofruar interes qe ne disa raste e kane kaluar 10 perqindeshin. Por megjithekete ecuri bankat ne vendin ofrojne interesa mjaft te larta per kursimet te diktuara nga kriza ekonomik boterore qe diktoi norma te larta perqindjesh per te gjitha llojet e interesave te vlerave monetare. Po nga ana tjeter interesat per depozitat me afat ne euro, gjate dy muajve te pare te vitit kane ndjekur levizje rritese. Rritja eshte aplikuar thuajse per te gjitha afatet, por ndikimi me i larte eshte verejtur tek interesat 12- dhe 3-mujore. Konkurrenca e larte midis bankave te cilat i konsiderojne interesat e depozitave ne monedhe evropiane si kosto fondesh, ka bere qe edhe bankat e tjera te behen me agresive ne perpjekjet per te terhequr fonde, duke iu larguar keshtu normave te interesit te tregut nderkombetar. interesi mesatar i per depozitat e reja me afat ne euro ne muajt janar-shkurt ka shenuar 2.46 per qind, 0.12 pike perqindjeje me lart se mesatarja ne gjashte muajt e fundit te vitit 2009. interesat per depozitat 12-mujore kane shenuar 4.0 per qind ne shkurt 2010, duke u rritur me 0.22 pike perqindje ne krahasim me muajin janar dhe 0.25 pike perqindjeje ne krahasim me muajin dhjetor 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›