E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursimet ne leke, rriten me 3.3 miliarde

Zhvillimet ne sektorin bankar kane konfirmuar permiresimin e vazhdueshem te stokut te
depozitave ne muajt janar dhe shkurt te ketij viti. Rikthimi i besimit ne sistemin bankar, pas lekundjeve te tij gjate periudhes se krizes financiare globale, si dhe nxitja e agjenteve ekonomike per te kursyer si pasoje e rritjes se pasigurise eshte shoqeruar me rritje graduale te depozitave. Stoku i depozitave ne muajin shkurt, rezulton rreth 9.6 per qind me i larte se nje vit me pare. Struktura kohore e depozitave, ka njohur nje zhvendosje nga depozita pa afat drejt atyre me afat, si per monedhen vendase ashtu edhe per valuten. Kjo ecuri ka sinjalizuar tendencen ne rritje te kursimeve, e cila eshte mbeshtetur edhe nga ruajtja ne nivele te larta te normave te interesit te depozitave. Sipas struktures valutore, depozitat ne valute pesuan rritje mesatare vjetore prej 9 per qind ne periudhen janar-shkurt, kundrejt renies mesatare vjetore prej rreth 4 per qind ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Tendence rritese eshte verejtur ne ecurine e depozitave me afat te individeve, te cilat kane shenuar ritme te vazhdueshme pozitive ne terma mujore dhe vjetore. Ecuria e depozitave te biznesit ka rezultuar me e paqendrueshme, duke shfaqur luhatje ne varesi te aktivitetit te tyre ekonomik. Ecuria e depozitave ne leke vijon te mbetet e qendrueshme, e karakterizuar nga nje rritje mesatare mujore prej rreth 3.3 miliarde lekesh. Stoku total i depozitave ne leke ka pesuar rritje vjetore prej 8.3 per qind ne fund te periudhes. Struktura sektoriale e tyre eshte dominuar nga depozitat me afat te individeve, te cilat shenuan rritje prej rreth 11 miliarde leke ne periudhen janar-shkurt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›