Masakra në Korçë, 84-vjeçari pranon vrasjen

Është zbardhur ngjarja makabre e masakrimit të një gruaje në Korçë. Personi me të cilin bashkëjetonte viktima 42-vjeçare pranoi ta ketë kryer aktin kriminal.
Policia ka bërë të ditur se viktima quhet Liljana Arapi, ndërsa autori është Gaqo Dumka 84 vjeç, i cili është arrestuar dhe ndodhet ne komisariatin e Korçës.
Gjatë rrëfëmit në polici i moshuari ka treguar se ka vrarë gruan në banesë e marrë me qera në lagjen numër 4 të Korçës, më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në plehra të ndarë në pjesë. Sipas policisë dyshimet e para të cojnë në konkluzionin se krimi i rëndë është kryer për motive xhelozie.
Ndërkohë ende nuk është gjetur koka e gruas, e cila bashkë me duart dhe këmbët ishte e ndarë nga trupi. I dyshuari pasi u ndalua mbrëmë në orën 19.00, pranoi se ishte ai autor i krimit. Ai pohoi se në kushte xhelozie, pas një sherri mes të dyve, fillimisht e kishte therur me thikë dhe pasi e kishte lënë të vdekur, e kishte prerë trupin e zhveshur në disa copa të cilat i kishte futur në dy thasë dhe rrobat në një qese, kurse kokën e kishte hequr veçmas duke e fshehura atë.
Nga ana e policisë njëkohësisht po punohet për dokumentimin ligjor te ngjarjes se ndodhur dhe dyshohet që motivi i këtij krimi të jetë xhelozia pasi viktima ka pasur marrëdhënie dhe me persona të tjerë.
Policia tha se materialet e përpiluara ne ngarkim të 84-vjeçarit i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.