Libia, Sarkozy: Franca do t`i shkojë deri në fund misionit

"Franca do t`i shkojë deri në fund misionit të saj në Libi". Kështu deklaroi presidenti francez Nikolas Sarkozy, i cili nderoi për qëndrueshmëri të jashtëzakonshme marinsat e aeroplanmbajtëses "Charles de Gaulle", që u kthyem nga një mision pesëmujor në Libi.
"Së bashku me aleatët Franca do t`i shkojë deri në fund misionit të saj në Libi", u shpreh kreu i shtetit në bordin e aeroplanmbajtëse, në Toulon, juglindje e Francës.
Sipas Sarkozy misioni në Libi ka për qëllim të parandalojë abuzimet e një diktatori kundër popullit të tij si dhe "lumenjtë e gjakut".