Serbia kërkon ekstradimin e Çekut

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Snezhana Malloviç ka deklaruar për mediat serbe se kjo ministry i ka drejtuar një kërkesë qeverisë bullgare për ekstradimin e Agim Çekut . Sipas saj pritet që autoritetet bullgare në afatin sa më të shkurtër t'i përgjigjen pozitivisht kërkesës. Malloviç ka saktësuar se procedura për dorëzomin mund të zbatohet sipas Konventës Evropiane mbi ekstradimin, edhe pse Serbia dhe Bullgaria e kanë kontratën mbi ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale nga viti 1960. Pas lajmit për arrestimin e Çekut, edhe ministri serb i policisë Ivica Daçiç ka thënë se autoritetet e Beogradit duhet të kërkojnë nga zyrtarët e Bullgarisë ekstradimin e Çekut organeve serbe të hetuesisë.
Ministria e Drejtësisë po kërkon dorëzimin e Çekut "me qëllim të zhvillimit të procedurës që kundër tij është inicuar në Gjykatën e Qarkut në Nish për shkak të veprës penale genocit, vrasjen e 669 serbëve dhe 18 joshqiptarëve të tjerë, në vitin 1999 në Kosovë".