PS, Bare: Meta dhe Berisha janë bërë bashkë si në 2005
Partia Socialiste ka akuzuar Metën dhe Berishën, për mbajtjen peng të qytetarëve, përmes kundërshtimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Kreu i PS për Tiranën, Besnik Bare tha se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë njëlloj si në zgjedhjet e vitit 2005.
TIRANE- Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me bllokimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Kreu i PS për kryeqytetin, Besnik Bare theksoi se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë, njëlloj si në zgjedhjet e vitit 2005.
“Buxheti i Tiraës mbetet peng i koalicionit kundër Tiranës që Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë krijuar. Ndërsa ne i qëndrojmë kontratës së 18 shkurtit të vitit 2007 Ilir Meta është bër njësh me Sali Berishën për të tentuar të bëjnë në qershor të 2009 atë që bëri në korrik të 2005”-ka thënë Bare gjatë një konference për mediat.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka akuzuar Metën dhe Berishën, për mbajtjen peng të qytetarëve dhe për pengimin e së ardhmes.
(e.n/News24/Balkanweb)