"Kemi më tepër liri nga sa lejon zhvillimi aktual i shoqërisë?"
Burim i te gjitha te keqijave eshte varferia dhe mungesa e edukimit familjar dhe atij institucional. Por edhe edukimi i dobet perseri e ka zanafillen ne varferi. Pa nje baze te mjaftueshme sociale, nuk ka efekt edukata. Por ne rrethanat ne te cilat ndodhet Shqiperia, liria dhe demokracia jane shumë më tepër nga sa lejon stadi i zhvillimit shoqëror.
Kjo eshte mese e vertete. Sikur te isha ligjvënës ne Shqiperi, do te kerkoja nje disiplinë më të madhe per disa kategori siç eshte rasti me hajnat e mitur dhe te rritur. Pra duhet te ndeshkohen fizikisht, pasi jane te paedukuar dhe pandergjegje.
Ne vendin ku une jetoj kjo nuk lejohet, por ne Shqiperi eshte metode e domosdoshme per te vendosur rregull dhe siguri ne shtet. Per Shqiperine eshte shume heret heqja e denimit me vdekje, gje qe eshte bere. Ky vendim i ka trimerue kriminelet qe te behen kriminel edhe ma te mëdhenj, duke qene te sigurt se do te jene ne jete dhe te kene te drejte te kerkojne kushte te mira, bile, edhe ma te mira se sa i kishin ne liri.
Po ne shume vende te botes eshte hequr denimi me vdekje, por jeta eshte teresisht ndryshe e rregulluar. Po as Amerika si vendi ma demokratik ne bote nuk e ka hequr denimin me vdekje per krime ordinere. Pra nje proverbe thotë: "sipas vendit behet kuvendi".