'Seksi dhe Qyteti' seriali më i kërkuar në Amerikë
WASHINGTON -'Seksi dhe Qyteti' është filmi i stinës së verës më i pritur nga amerikanët nga një sondazh i ditëve të fundit. Rival në vend të dytë pason 'Indiana Jones'. Sipas të dhënave të sondazhit, filmi ka fituar vëmendjen e më shumë se 32 përqind të amerikanëve. Në vend të dytë qëndron 'Indiana Jones' me 31 përqind me aktorët Harrison Ford dhe Sarah Jessica Parker, që kanë krijuar ethet e daljes së filmit në këtë verë. Në vend të dytë nga kërkueshmëria për kategorinë e aktorëve, është Angelina Jolie, me filmin e saj aksion'Wanted' dhe Heath Ledger që ka interpretuar 'të keqin' në serinë e re të Batman, e titulluar 'Nata e errët'. Sezoni i verës të kinemasë amerikane nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, sjell në Hollivud 40 përqind të përfitimeve vjetore.