E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Për 1 Majin dhe për punëtorët e harruar shqiptarë"

Dikush thotë me të madhe se shqiptaret jetojnë më mire sot se dje, duke përfshirë këtu edhe punëtorin shqiptar. Nuk dihet nëse këta njerëz i referohen kohës së ilireve për të djeshmen; dhe aq më pak, nuk dihet nëse për të tashmen i referohen vitit 2008.

Kur punëtori shqiptar nuk e kërkon të drejtën e tij sot, nuk dihet se në ç'dyer do të trokasë ai pas 30 vjetësh, kur t'i jenë shterur forcat e t'i jetë varrosur rinia, për te kërkuar një pension për të jetuar, e le pastaj dëmshpërblime për sëmundjet e pashërueshme apo aksidentet në punë. Ndoshta do u duhet të ngushëllohen nga një brez i ri me "të shkuara, të harruara". Mbase "të shkuara" do të ngelen për punëtorin shqiptar pas 30 vjetësh, por kurrë nuk mund të ngelen "të harruara".

E ndërsa nuk janë te zgjidhura akoma probleme te natyrës se kushteve te punës, nuk dihet se si mund t'u gjendet zgjidhja problemeve te trajtimit te punëtorëve në pune si: barazisë midis gruas dhe burrit , midis "te zbriturve" nga mali e"te shpërngulurve" nga kënetat, midis qytetarit "të zhvilluar"dhe fshatarit "te prapambetur", këmbëve te bukura e fytyrës se shëmtuar etj, etj. E le pastaj te kërkojmë trajtimin e invalidëve dhe integrimin e tyre në punë, të romëve me ngjyre apo të rriturve në Shtëpinë e Fëmijës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›