Kemi sistemin, por na mungon kultura për të mbajtur këtë sistem
Transplantimet institucionale dhe ligjore ishin të pashmangshme, sepse së paku formalisht adoptuam sistemin demokratik pavarësisht se në praktikë ka probleme serioze. Po kultura politike dhe qytetare e nevojshme për mirëfunksionimin e institucioneve dhe zbatimin përgjithësisht besnik të ligjit buron drejtperdrejte nga ekzistenca e ketyre institucioneve e nderthurur me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve politike dhe qytetare. A mund të kërkojmë fillimisht ekzistencen e nje kulture ose vetedijesimi politik të nje shkalle të caktuar që do t’i paraprije formave të reja institucionale dhe ligjore? Ky do të ishte tranzicioni ideal dhe për mendimin tim është thjesht utopi, sepse në kushtet që ishte Shqiperia në pragun e ndryshimit të sistemit, nje kulture e tille nuk ekzistonte (as edhe në forme embrionale) dhe as nuk kishte ku të krijohej sepse nuk behej fjale as për jete institucionale ligjore normale që do të prodhonte një mjedis të përshtatshëm.