"Këndvështrimi "politik" për protestat, u shton jetë dështakëve"
Gëzohem që pati një protestë kundër errësirës dhe papunësisë që po na mbyt dhe nuk është vendi që protestat të analizohen në këndvështrimin, ishte e majtë protesta apo e djathtë. Kjo vetëm u shton jetën në politikë dështakëve që na kanë katandisur në këtë gjendje ku jemi sot dhe që çdo popull na tall e na përbuz. Për mua, të majtë e të djathtë janë me shumicë hajvanë të ish-regjimit, që thjesht kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh. E vetmja rrugë shpëtimi për shqiptarët është ardhja e forcave të reja në pushtet. Me këto që kemi sot, s'ka të ardhme. Zoti i shfarostë, uroj që protestën e ardhshme t'u bjerë flaka selive të partive! Ashtu siç i ra flaka asaj shtëpie ku mungonte energjia elektrike dhe u dogjën të gjallë në përpjekje për t'u ngrohur, nëna dhe ato 3 engjëjt nga Gjakova.