E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nëse Kryeministrit i zënka rroga-rrogën, i duhet ulur rroga!"

Më bëri përshtypje se Kryeministri jonë dha rrogën e tij për fondin bamirës për policët e rënë në krye të detyrës. Unë jetoj jashtë dhe them se rroga e çdo punonjësi është e llogaritur sa do shpenzojë dhe sa do paguajë taksa. Edhe rrogat më të larta që kanë bankierët apo manaxherët janë të llogaritura dhe nuk kam dëgjuar që ndonjëri të falë rrogën e tij për bamirësi. Nëse ata bëjnë falje bamirësie ajo bëhet me shuma të caktuara private dhe nuk lidhet me rrogën e tyre. Nëse ministri ynë merr aq rrogë të madhe sa boshllëkun e një rrogë nuk e ndjen atëherë t'i ulet rroga atij posti zyrtar, pasi ai post dhe të gjithë administratës qeveritare që i rriten rrogat para disa muajsh nuk kanë nevojë të marrin aq shume saç marrin dhe të kompensojnë me këtë fond pjesët e varfra të popullsisë. Nëse e bën këtë falje rroge për të përkëdhelur ndërgjegjen e tij që ka fituar miliona me kontrabandën e naftës dhe jep veresie disa çikërrima, dhe na hedh hi syve ne, më mirë është që ato lekë që fitoi me kontrabandën e naftës dhe i depozitoi në emër të vajzës, t'ia kthejë të gjitha popullit që i përkasin duke bërë një investim për rrugë apo për shkollat tona, që janë si në Mesjetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›