E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kënga e Rona Nishliut kthehet në hit (VIDEO)

Share

Në pritje të finales së madhe të Eurovizionit, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, Rona Nishliu, mund të thuhet se tashmë e ka arritur suksesin e saj, pavarësisht se si do të renditet.

Ndërsa ka marrë lëvdata të mëdha nga media serioze ndërkombëtare, që kanë guxuar dhe e kanë krahësuar me Aretha Frenklin, kënga e Ronës tashmë duket se është kthyer në një hit edhe në internet.

Pasi u këndua nga një fëmijë kinez, kënga e Ronës është kënduar nga një tjetër person i huaj, që për më tepër nuk e njeh fare gjuhën shqipe. Megjithëse po të shohësh edhe videot e tjera që ka tek faqja e tij, duket që është i apasionuar për të imituar këngëtarë të tjerë, kështu që ka mundësi edhe ta këtë mësuar këngën përmendësh, pa e ditur kuptimin. Kjo, pasi ai e këndon shumë mirë në gjuhën shqipe këngën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›