Sportistët, në rrezik karriera nga mungesa e trajtimit të traumave
Sportistë që kanë lënë karrierën në mes për shkak të traumave të patrajtuara si duhet. Në vendin tonë fizioterapia është ende një fushë mjekësore në zhvillim e me mangësi të mëdha në protokollet e trajtimit, por edhe teknologjisë që përdoret. E vetmja qendër e specializuar që mund tu vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë pësuar një traumë sportive është Qendra e Rehabilitimit e Mjekësisë Sportive pranë spitalit Zoja e Këshillit të Mirë. Falë trajtimit me metodat më moderne të fizioterapisë, sportistët dhe jo vetëm ata, kanë shansin për tiu rikthyer aktivitetit normal pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshme. Dje, gjatë konferencës ndërkombëtare të mbajtur në ambientet e këtij universiteti, ku merrnin pjesë mjekë vendës e të huaj, sportistë, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Aldo Bumçi, drejtues të Universitetit të Sporteve, u vu në fokus rëndësia e diagnostikimit të duhur dhe parandalimit të traumave sportive. Trajtimi fizioterapeutik ka një rëndësi thelbësore për riaftësimin e atletit, por jo vetëm. Të gjithë pacientët që i nënshtrohen këtij trajtimi duhen ndjekur në mënyrën më të mirë nga një fizioterapist i personalizuar dhe që të ketë specializimin e duhur, tha gjatë konferencës Carlo Gigli, shef i shërbimit të traumatologjisë sportive në Spitalin Belcolle në Viterbo, Itali, një prej mjekeve më të mirë të fushës.
Ndërsa prof.dr. Ernesto Aliciço, përgjegjës i Qendrës së Traumatologjisë së Sportit dhe Fizioterapisë në një spital në Romë, ish-mjek i Kombëtares italiane dhe shumë ekipeve me emër në Itali, insiston në parandalimin e traumës. Patalogjitë që zbulojmë paraprakisht janë sëmundje thuajse të gjitha të brendshme, si zemra, pneumoni etj. Ne kemi zbuluar djem që kanë probleme kardiake që nuk mund të bëjnë sport, por të zbuluar në momentin e duhur trajtohen dhe jetojnë shëndetshëm për të gjithë jetën. Do të rrezikonin nëse nuk do të zbuloheshin në momentin e duhur. Në rastet e traumave, dëmtimi duhet trajtuar në mënyrë që të mos ndikojë në karrierën sportive të atletit, tha mjeku italian. Sipas tij në dhjetëra raste ka ndodhur që sportisti të humbasë karrierën për shkak të dëmtimit. Janë ose trauma që nuk kapen në kohë, ose që nuk trajtohen nga personel i specializuar. Unë kam parë një thyerje që avancoi në një sëmundje shumë të rëndë, pasi trajtimi i gabuar bëri që kocka të infektohej, tha Aliciço. Nga sa u bë me dije dje në konferencë, një gjetje shumë e suksesshme në terapinë pas traumës është hidrokinezoterapia, e cila aplikohet edhe në Qendrën e Rehabilitimit të Mjekësisë Sportive te Zonja e Këshillit të Mirë. Kjo lloj terapie përfshin rehabilitimin në ujë. Në ujë trupi i njeriut është 80% më i lehtë se sa në ajër. Kjo të jep lehtësi në rehabilitim, sepse muskulatura punon më lehtë në ujë. Gjithashtu uji i ngrohtë e relakson muskulaturën, theksoi Pjetër Naraçi, drejtor teknik i Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive pranë QSU Zonja e Këshillit të Mirë. Sipas tij, rehabilitimi në ujë ofron mundësinë që të rikuperohen të gjitha llojet e traumave që i ndodhin një sportisti. Në qendrën tonë ne e ofrojmë këtë lloj shërbimi, i cili ka rezultuar të jetë shumë frytdhënës, tha Naraçi.
Institucionet
Rehabilitimi i traumave muskulore
Hidroknieziterapia te Zoja e Këshillit të Mirë
Është një teknikë rehabilituese si në patologjitë e sistemit nervor, ashtu edhe të aparatit muskolo-skelektik. Ajo konsiston në fizioterapinë brenda ujit, e cila ka rezultuar të jetë mjaft e efektshme në trajtimin e traumave sportive.Tri faza
1-Faza e dëmtimeve
Thyerja dhe, si pasojë, nekrotizimi i indeve muskulore, duke shkaktuar hematomë, skuqje e fryrje të zonës. Zgjatje 6-8 ditë
2-Faza e riparimit
Procesi i pastrimit të indeve nga antikorpet dhe rigjenerimi në brendësi i zonës së dëmtuar të kapilarëve. Zgjat 10-15 ditë.
3-Faza e rimodelimit
Karakterizohet nga maturimi i indeve të reja muskulore më të holla, nga modelimi i indit të dëmtuar, duke sjellë përmirësimin e aftësisë funksionale. Zgjat 3-4 javë.Shkaktarët e dëmtimeve
Të jashtme:
Dëmtime anatomike
Hernie muskulore
EmtomasTë brendshme
Pa dëmtim anatomik
Ngërç
Kontraktime
Më dëmtim anatomik:
o Shtrirja e gradës së parë
o Shtrirja e gradës së dytë
Thyerja