E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një studim sizmik zhvendos datën e kryqëzimit të Krishtit

Share

Data e mundshme e kryqëzimit të Jezuit ndoshta është e Premtja e 3 Prillit të 33, pas erës sonë

Një studim i ri sugjeron se data Biblike e kryqëzimit të Jezuit në fakt është e mundshme për tu konfirmuar.
Internacional Geology Review ka investiguar një tërmet që thuhet të ketë ndodhur në të njëjtën datë me kryqëzimin e Jezuit; që me shumë mundësi të ketë qenë e Premte, 3 Prill, 33 pas erës sonë.

Në Ungjillin sipas Mateut, Kapitulli 27 thotë: Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë. Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë.

Sipas Discovery News, gjeologu Jefferson Williams i Supersonic Geophysical dhe kolegët Markus SchWab dhe Achim Brauer të German Research Center for Geosciences, analizuan aktivitet sizmik në atë zonë duke studiuar tri bërthamat nga plazhi Ein Gedi Spa.

Kërkimi konfirmon se dy tërmete të mëdha kanë goditur zonën e specifikuar, një gjatë periudhës midis 26 para erës sonë dhe 36 pas erës sonë, dhe mund të jetë ajo së cilës i referohet Ungjilli sipas Mateut.

Gjithsesi, të dhënat e tërmetit nuk e konfirmojnë plotësisht këtë. Williams, Schwab, dhe Brauer pranojnë se tërmeti i përmendur në Ungjill mund të jetë alegorik, duke iu referuar tërmetit që ndodhi ca kohë pas kryqëzimit.
Ky tërmet do të kishte qenë mjaftueshëm i fuqishëm sa për të thyer guroret e Ein Gedi por jo aq sa për të garantuar një të dhënë ende ekzistuese dhe ekstra-biblike.

Nëse mundësia e fundit është e vërtetë, kjo do të thotë se raporti I një tërmeti në Ungjillin sipas Mateut është një lloj alegorie, shkruan International Geology Review.

Kërkime të mëtejshme po bëhen nga Williams dhe skuadra e tij të cilët tashmë po analizojnë raportin e errësirës nga mesdita deri në orën tre pas kryqëzimit. Tre nga katër Ungjij kanonikë konfirmojnë se errësira pushtoi ato tre orë të cilat mund të aludojnë për një stuhi ranore, sipas Williams.
Siç u raportua nga Discovery News, Williams po heton nëse depozitat e stuhisë ranore koinçidojnë me tërmetin e zonës së hershme të Jeruzalemit të shekullit të parë. /The Huffington Post/ Pergatiti A.Veshi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›