E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kënga e dashurisë së Xhani Shqerrës, më e transmetuara në “Top Albania Radio”



Një deklaratë dashurie, që i kushtohet një vajze të huaj është fabula e këngës “Chanson d’amour” e këngëtarit Xhani Shqerra. Gjatë kësaj periudhe të lançimit të këngëve të “Top Fest 7” në valët e “Top Albania Radio-s”, kjo këngë ka rezultuar si më e transmetura në emisionet radifionike me kërkesa nga publiku në këtë radio. Xhani Shqerra është përzgjedhur tashmë të këndojë në natën finale të “Top fest 7” më 23 maj, ku konkurron me versionin shqip të këngës në frëngjisht “Chanson d’amour”. Shqerra, i cili prej vitesh jeton në Itali, konkurron për herë të parë në një festival në Shqipëri pas tentativës para disa vitesh në Sanremo. Në gjithë këto vite eksperiencë me muzikën në Evropë, ai ka pasur kontakt me shumë artdashës shqiptarë jashtë vendit, dhe ka bërë shumë fansa për vete. I njohur si model në Itali ai ka pohuar për mediat se arsyeja pse zgjodhi “Top Fest 7” ishte se e ka menduar si skenën e duhur për të hyrë në garë me artistët shqiptarë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›