Këngë e re, avaz i vjetër
Shfaqja cinike e kryeministrit, që bëri sikur i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës duke i premtuar që, nëse
kthehet në Kuvend, reformën zgjedhore të radhës do të lejojë që ta kryejë ajo, dëshmon se ai nuk po e merr seriozisht si protestën e ligjshme të opozitës, ashtu edhe nevojën që ka vendi për reforma. Këto të fundit nuk janë qëllim në vetvete, as rikthim në pikën e nisjes së tyre, pa eksploruar shkaqet dhe pasojat e dështimit, por janë ligje dhe ligjbërjen e diktojnë nevojat serioze për të përmirësuar apo për të mbrojtur një marrëdhënie juridike që është cënuar apo rrezikon të cënohet në të ardhmen.
Nisur nga ky koncept, para se të ulemi për të bërë reformën e radhës, së pari, lipset t’i japim një përgjigje pyetjes: vallë nuk është i qartë ligji zgjedhor në normën detyruese që, me kërkesën e dy anëtarëve për rinumërim dhe/ose rivlerësim të votave të caktuara, KQZ-ja është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e tyre?
Shumica dërmuese e juristëve janë në një mendje se ligji është më se i qartë kur shpreh detyrimin e KQZ-së për të kryer rinumërimin apo rivlerësimin e votave të kërkuara. Kjo dispozitë është garancia që ligjvënësi i ka dhënë pakicës në KQZ, pra opozitës, për të hequr çdo lloj dyshimi lidhur me deformimin e vullnetit të zgjedhësve edhe një mburojë që i bjerr nismat e pushtetit për të vjedhur vota, pasi rinumërimi apo rivlerësimi do ta nxirrte të vërtetën në dritën e diellit.
Mirëpo ç’ndodhi kur dyshimet për procesin zgjedhor diktuan nevojën që kjo normë e ligjit, e shkruar enkas për t’u zbatuar, iu shtrua për interpretim arbitrit? Shumica e KQZ-së, e verbuar nga zelli partiak e shkeli ligjin përmes një procesi interpretues që i la gojëhapur të gjithë juristët që e njohin sadopak Kodin. Pa iu hyrë në detaje hollësive teknike, mjaftohem të argumentoj se shumica e pushtetit ekzekutiv në KQZ e shkelmoi hapur ligjin dhe e deformoi në thelb vullnetin e ligjvënësit, duke na thënë se “votat e caktuara” nuk janë gjë tjetër veçse “votat e kontestuara”! Pra, interpretimi i dha termit një kuptim qenësisht të ri. Thënë ndryshe, shumica e KQZ-së i veshi vetes pushtete ligjbërëse, përderisa vullnetin që ligjvënësi e pati mishëruar në ligj, e ktheu kokëposhtë. E ktheu kokëposhtë sepse, nëse ligjvënësi do të kishte dashur t’i bashkonte nocionet e mësipërme (sikurse bëri KQZ-ja dhe Kolegji), do të përdorte një term të vetëm në të gjithë tekstin e Kodit. Mjafton t’i rikthehesh leximit të tij për të konstatuar se ligjvënësi operon me terma të ndarë qartësisht nga njëri-tjetri – “vota të kontestuara”, e më pas, në normën ligjore së cilës iu referuan dy anëtarët e KQZ-së, përdor termat “vota të caktuara” dhe “vota të kërkuara”. Shkurt, shumica e KQZ-së me vendimmarrjen e saj të paligjshme e “abrogoi” garancinë që pati dhënë ligjvënësi që, me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së, kjo e fundit është e detyruar (theksoj: e detyruar) të rinumërojë dhe/ose të rivlerësojë votat e kërkuara nga ata.
Mbetej që opozita ta kërkonte të drejtën e saj në Kolegjin Zgjedhor, i cili është një trupë gjyqtarësh profesionistë që ndeshet përditë me nevojën e interpretimit të normave detyruese të ligjeve. Në këtë aspekt, garancitë teknike ishin. Por, mungonin garancitë morale. Kështu, shpresat e vakëta të opozitës për të marrë drejtësi përmes transparencës gjyqësore u venitën, sepse në përbërje të Kolegjit u prodhuan “shumica” që iu nënshtruan joshjeve dhe presioneve të lexueshme të pushtetit. Theksova mungesën e garancive morale sepse të gjithë e dinë që gjyqtarët e Kolegjit janë pjesë përbërëse e një pushteti që prej vitesh po lëngon nga plagët e tij të njohura, që politika nuk ka dashur t’i mjekojë. Të sëmurit që lëngon i meket forca e rezistencës. Këtë e di shumë mirë doktor Berisha, ndaj e ka sigurinë se të dërguarit e tij nëpër gjykata do të mbarojnë menjëherë punë, herë duke skërmitur paksa dhëmbët e herë duke ofruar garanci e favore. Pra, ose me dajak që rrezikon t’i çojë gjyqtarët në dreq, ose me një tas supë karotash që ua zgjat edhe ca vjet agoninë, kuptohet në kurriz të shqiptarëve.
Në këtë realitet, që e di i madh dhe i vogël, cili është kuptimi i premtimit të ri të kryeministrit për opozitën? Kjo ftesë e ky premtim kanë një kuptim tragjikisht të thjeshtë: “Ju bëni ligje, por ama për t’i zbatuar, do t’i zbatoj unë! Uluni e më shkruani një këngë të re, që nesër unë ta këndoj sipas avazit të vjetër!”
Ja përse ftesa premtuese e z. Berisha për opozitën e re nuk ka për ne asnjë vlerë. Para se të bëjë reforma të reja, kryeministri duhet të na sigurojë se ka vullnetin që të lejojë zbatimin e reformave, tashmë të kryera, që nuk janë edhe aq të vjetra. Kështu do të na jepte siguri se, në planet e tij të ardhshme zgjedhore nuk ka ndërmend të përdorë më dyfeqe që e kanë emrin Administratë, KQZ apo Kolegj Zgjedhor. Hapi i tij i parë dhe i besueshëm në këtë drejtim do të ishte pranimi i kërkesës së opozitës për vendosjen e një standardi për të ardhmen, që do të ishte garancia e respektimit të votës së lirë të shqiptarëve: transparencë përmes hapjes së kutive të votimit!