Rita e lë Rihanna-n me gishta në gojë

Rihanna kohëve te fundit thuhet të jetë tërbuar me faktin që sipas saj, Rita po e kopjon në stil e sidomos me paraqitjen e kësaj të fundit në,”VMA” ku ajo kishte veshur një fustan, të ngjajshëm me atë të Ririt në vitin 2010, po në këtë ngjarje muzikore.
Ndërkaq, tani ajo do të ketë edhe një arsye më tepër për tu tërbuar në Ritën për shkak që, kjo e fundit, ka fituar një rol filmik i cili ishte i dedikuar Ririn.
Bëhet fjalë për pjesën më të re të filmit,“The Fast And The Furious 6” për të cilin shefat fillimisht ishin të interesuar që ta merrnin Ririn e më pas u përcaktuan per Ritën.
“Rihanna i ka impresionuar ata me rolin në “Battleship”.Por, agjenda e Rihannas ndryshoi kahjen dhe në momentin kur ata panë Ritën atyre u pëlque mënyra se si Rita duket si dhe qëndrimi i saj”, ka thënë një burim.
Pas kësaj, duket se Rihanna do të ketë edhe më shumë material për të shfryer mlllefin e të ankohet tek “bossi“ e të dyja këngëtareve , reperi Jay Z.
Ky i fundit nuk duket se po brengoset edhe aq të mirret me Ririn, pasi qëbëhet e ditur se ai i ka dhuruar Ritës një orë dore, “Rolex” për ditëlindjen e saj(sot) e cila i kushtoi hiq më pak se 30.000 funte./Indeksonline/