Këngëtari i dashurisë

Quhet Xhani Shqerra dhe pasioni i tij është muzika. Për ata që e kanë shikuar festivalin e muzikës Top Fest, tashmë emri i tij nuk është i panjohur. Ai po merr pjesë në këtë festival me këngën “Chanson d'Amour”, e cila është pëlqyer nga publiku shqiptar dhe është bërë hit i shumë radiostacioneve.
Ai është lindur në qytetin e Elbasanit në një familje arsimtarësh, ndërsa nëna e tij është me origjinë kosovare nga Deçani. Që herët shpreh talentin në fushën e këngës dhe angazhohet në festivale kombëtare për fëmijë si dhe në festivale ndërkombëtare ku arrin vlerësime të ndryshme. Ne moshën 12 vjeçare nis të prezantojë programe për fëmijë në një nga kanalet televizive private të sapokrijuara, ndërsa në moshën 13 vjeçare largohet me familjen drejt Italisë. Krahas studimeve fillon të angazhohet në fushën e modës në Milano dhe nis një karrierë serioze në këtë fushë duke punuar me firma të mëdha veshjesh dhe fotografë ndërkombëtarë. Në vitin 2003 i rikthehet pasionit të vjetër, këngës, me pjesëmarrjen në një festival kombëtar italian, San Valentino, ku vlerësohet si këngëtari më i mirë mashkull dhe me çmim të parë për këngën. Nga ky moment nisin kontaktet e para të tij me diskografinë italiane.
Xhani tregon për Express se deri më tash ka publikuar gjashtë këngë, në vite të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, si në italisht, frëngjisht, spanjisht dhe se fundmi në shqip.
Arsyeja e realizimit të këngëve në këto gjuhë është se përveç se jeton në Itali që prej vitit 1998, ai thotë se atje janë hedhur edhe hapat e parë serioz në fushën e këngës, prandaj çdo projekt muzikor kalon nga Italia për t’u pasuar më pas në vende të ndryshme si Franca apo Amerika latine.
Ai thotë se është shumë i pranishëm në skenën muzikore italiane, pasi që është Italia ajo që i ka dhënë mundësinë serioze për të shprehur artin e tij në këngë. Por, kohëve të fundit ai ka vendosur të jetë i pranishëm edhe në skenën muzikore shqiptare.
“Kam vendosur te jem më prezent në skenën shqiptare jo vetëm se e ndjej të nevojshëm kontaktin me artdashësit bashkëkombës por edhe për t’u ndjerë më i kompletuar si artist teksa këndoj në gjuhën mëmë. Për këtë arsye vendosa të prezantoj klipin e parë në shqip, titulluar ‘Pa Fund’, i cili është publikuar nga mediat në Shqipëri në janar të këtij viti, duke pasuar me pjesëmarrjen në Top Fest me këngën ‘Chanson d'Amour’”, u shpreh Xhani.
Ai tregon se kënga e tij e prezantuar në këtë festival është pritur mjaft mirë dhe kjo e bënë atë të ndihet i lumtur. Kënga ‘Chanson d'Amour’ tashme është shndërruar në një nga këngët më të kërkuara në radio, refreni i së cilës këndohet në ambiente të ndryshme, pa dallim moshe. “E ndjeja se në Shqipëri do të kisha një pritje pozitive nga ana e publikut, pasi në këto vite jashtë jam njohur me bashkatdhetarë të shumtë të cilët më kanë shprehur pëlqimet e tyre dhe më ftonin të këndoja në shqip sa më shpejt, por ballafaqimi me realitetin po i kalon parashikimet. Kjo me bën të ndjehem mirë dhe akoma më të përgjegjshëm për atë çka sjell në skenë”, thotë Xhani.
Ai shton se pjesëmarrja në Top Fest është një eksperiencë krejtësisht e re dhe deri më tani tepër pozitive. Emocionet pa fund që po ia fal publiku shqiptar, shkëmbimi i eksperiencave me artistët e tjerë pjesëmarrës dhe me stafin organizues te këtij eventi e kanë bërë atë të ndihet mirë në vendlindje. Xhani tregon gjithashtu se është duke i përmbledhur disa nga krijimtaritë e tij të fundit, të cilat do të jenë pjesë e një albumi. Ndërsa aktualisht është duke punuar mbi projektin francez dhe italian të këngës ‘Pa Fund’, e cila do të shoqërohet nga i njëjti klip i këngës në version shqip.
Për shkak të angazhimeve artistike dhe studimeve që është duke i kryer në degën e Shkencave Politike për Diplomaci, në Milano, ai thotë se ka shumë pak kohë të lirë. Mirëpo, ajo kohë që i mbetët ia kushton familjes, shoqërisë dhe hobeve.
E sa u përket planeve për të ardhmen, ai thotë se do të vazhdojë rrugëtimin që ka nisur në formën më profesionale të mundshme për respekt të publikut dhe figurës së tij artistike kudo qoftë, në Shqiptari, Itali, Francë apo Spanjë.