Gjergj Kastrioti Skënderbeu për Sabri Hamitin
Në një ceremoni zyrtare në Presidencë, Bamir Topi, Presidenti i Republikës, dekoroi dje me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Sabri Hamitin, me motivacionin: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në mendimin modern shqiptar në studimet albanologjike, si dhe për rolin e luajtur në përballimin e sfidave historike me të cilat u ndesh populli shqiptar në fund të shekullit XX”. “Në këtë ditë, duke bërë vlerësimin për ju, në të njëjtën kohë, jam i motivuar të vlerësoj gjithë veprimtarinë tuaj, tërë përkushtimin tuaj për çështjen kombëtare, por sot unë jam i lumtur që ky vlerësim bëhet kur, për më shumë se dy vjet, Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, është një shtet që po konsolidohet çdo vit”, u shpreh Topi gjatë momentit të dorëzimit të urdhrit për akademikun Hamiti.
#