E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria është kulturë, emocione dhe spektakël në Apoloni

Aktiviteti Shpallen fituesit e aktivitetit të madh kulturor për të rinjtë. Projekti “Nënë Tereza” vlerësohet me çmimin e madh

Aktiviteti i madh kulturor “Shqipëria është kulturë” përzgjodhi dje fituesit e këtij edicioni të zhvilluar në sitin arkeologjik të Apolonisë përzgjodhi dje fituesit e këtij edicioni të zhvilluar në sitin arkeologjik të Apolonisë.

Projekti “Nënë Tereza”, realizuar nga Florian Salla, Erjet Muçollari, Rojsil Vrapi, Lindar Muçaj dhe Ermir Bilani u vlerësua me çmimin e madh. Sipas drejtorit artistik të këtij aktiviteti, Agron Xoxa, ky projekt është në të vërtetë shumë larg çmimit prej 500 mijë lekësh, qoftë edhe për simbolikën që mbart figura botërore humaniste e Nënë Terezës, që do transmetojë edhe në rrugëtimin e fituesve në BE.

Për kërcimin modern, vendin e parë e fitoi grupi “Alen”, për balet solo u shpall fitues Besmir Sula, ndërsa për vallen tradicionale Vashat Shkodrane. Nga këngëtarët, në ven të parë u rendit Maria Prifti, ndërsa ndër grupet rok u shpall fitues grupi Laura. Për aktrim monolog u shpallën fituese Liridona Gashi dhe Aida Shkëmbi, për pantonimë Rafael Hoxha, ndërsa për krijimtari Esmeralda Sokoli. Në konkurrimin për aktrim poezi u shpall fituese Flavia Myrtaj, për instrumentist Fabian çesma dhe për pikturë e skulpturë Esmeralda Baha. Emiljano Peçi fitoi “garën” për vepra artizanale, ndërsa Brilanta Kadillari për instilacione.

Gjatë këtyre ditëve, familjet fierake kanë pritur të rinj dhe të reja nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të cilët ishin spektatorët dhe ‘gjykuesit’ e fituesve, nëpërmjet sistemit të sms-ve. Ekzistenca e një ngjarjeje kulturore ndihet që në hyrje të qytetit, tek organizatorët e aktivitetit “Shqipëria është kulturë”, EUFT-ja, MTKRS-ja dhe Bashkia e Fierit, të cilët janë kujdesur për detajet dhe njëherësh për të pasur një impakt të gjerë me publikun.

Në udhëtimin tonë drejt Parkut të Apolonisë u shoqëruan nga rektori i UEFT-së, z. Salvatore Messina, ideja dhe energjia e të cilit ka qenë një nga shtyllat kryesore që ky aktivitet gjithëpërfshirës të meritojë këtë natë magjike, ku u garua mes të rinjsh në gjinitë: aktrim, muzikë, instrument, kërcim, pikturë, fotografi.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›