E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Miri, në festë

Erioni dhe Jetmiri këndojnë me zë të lartë dhe flasin për banorët që kanë dalë, duke iu drejtuar dikujt që ka folur keq për ta. Dy djemtë janë shumë të lumtur që arritën deri në javën e fundit të BB3, ndërsa disa nga banorët, të cilët kanë folur keq për ata të dy, tashmë janë jashtë shtëpisë Ironizojnë banorët që nuk i kanë vlerësuar

Java e fundit e “Big Brother Albania” i ka bërë banorët të ndihen më melankolikë dhe të kujtojnë shpesh momentet e kaluara aty. Ata nuk lënë pa harruar edhe ish-konkurrentët të cilët kanë dalë prej shtëpisë. Megjithatë, edhe pse kanë mbetur vetëm pesë, ata sërish vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në grupe dhe të grinden me njëri-tjetrin.

Grindje mes Mirit dhe Jonës

Kur vjen diskutimi për cigaret, banorët fillojnë sërish nga debati, edhe pse më qetësisht se herët e tjera. Klodi kërkon që pjesa e fundit e buxhetit të ndahet në mënyrë të barabartë si çdo javë, por Miri kundërshton, sepse deri më tani dëshirat e tyre janë plotësuar me buxhetin e plotë, ndërsa kur duan të blejnë cigaret, ata e ndajnë buxhetin. Erioni i jep Mirit edhe pjesën e vet të buxhetit personal, ndërsa Klodi i kërkon Erionit që të heqë disa fruta, meqë Miri po ia kujton. Ai i thotë Mirit se deri dje kanë qenë ata që po e mbanin me cigare, ndërsa ai nuk e vlerëson këtë fakt. Jona ndërhyn dhe thotë se nuk kanë pse të sakrifikojnë asgjë për Mirin, ndërsa ky i fundit bie dakord me sasinë e përcaktuar nga buxheti që i takon atij, Domit dhe Erionit. Klodi i thotë Mirit se duhet t’i fitojë vetë gjërat e jo t’i marrë nga të tjerët të gatshme. Ai shton se edhe buxhetin e vet po ia fal atij. Miri gëzon dhe i kërkon Erionit që edhe ato lekë t’i bëjë cigare, ndërsa Klodin e quan bamirës. Domi dhe Jona nuk janë dakord me këtë ndarje, ndërsa Klodi vazhdon të flasë kundër Mirit se ka tre muaj që po merr sa cigare do në kurriz të të tjerëve. Miri qesh. Klodi shprehet se edhe pse kanë emigruar të dy afërsisht në të njëjtën moshë, atij duket që çdo gjë ia kanë dhënë gati, ndryshe nga ai vetë që ka luftuar e punuar për të arritur çdo gjë në jetë. Erioni mendon që me atë pjesë të Klodit, të porosisin verë për të gjithë. Miri pranon se Klodi i ka ndihmuar gjithnjë për cigaret, ndërsa Domi thotë se edhe këtë javë përsëri debatuan për këtë çështje. Miri ia kthen se debati bëhet vetëm se cigaret janë për të. Jona ndërhyn dhe thotë se Miri e bën gjithnjë engjëllin në fillim dhe nxjerr bishën në fund. Të dy kapen me fjalë, duke bërë një debat të shkurtër, por të ashpër mes tyre, ku mbizotërojnë edhe ofendimet. Jona mërzitet kur Miri i thotë se nuk pyet për lojën, pasi mund ta peshojë nga flokët dhe të largohet. Por Miri nga ana tjetër duket i mërzitur, edhe pse nuk e jep veten. Ai shkon në dhomë, ku rri pa folur. Pas tij shkon edhe Erioni dhe Miri thotë se ajo që predikon edukatën, nuk ka lënë më ofendim pa i thënë atij.

Banorët kujtojnë Mandin

Jona, Erioni dhe Klodi fillojnë të flasin pikërisht për Mandin, duke e thirrur edhe nëpërmjet kamerave. Ata ndër të tjera komentojnë surprizën që iu bë Mandit përpara se të dilte nga shtëpia dhe thonë se Mandi ka një vajzë dhe një grua shumë të bukur. Më pas Klodi fillon të tregojë disa nga momentet më të bukura që kanë kaluar bashkë me Mandin. Klodi dhe Jona thonë se Mandi ishte një njeri shumë i zgjuar dhe me disa batuta shumë të bukura. Ndërsa ata kujtojnë momentet më gazmore në shtëpi me Mandin, fillojnë të mendojnë se çfarë do të ketë bërë Mandi ditën e parë që ka dalë nga BB, duke dhënë edhe disa supozime.

Domi: Miri, sillesh shumë keq kur të mungojnë cigaret

Domenika i thotë Jetmirit se kur nuk ka cigare, ai sillet shumë keq. “Ti kur nuk ke cigare, ke një sjellje shtazore... bëhesh si i tërbuar”, thotë ajo. Jetmiri qesh, por i pranon fjalët e saj. Domenika i thotë se ai pi shumë cigare dhe duhet të mundohet që ta rrallojë pak. Jetmiri i thotë se e di shumë mirë këtë, por janë kushtet ato që e shtyjnë të pijë kaq shumë. Domenika thotë se edhe ajo duhet që të mos pijë kaq shumë cigare dhe do të mundohet që ta lërë në ditët që do të vijnë. Kështu Jetmiri dhe Domenika kanë filluar që të komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin që pas debateve që patën në javët e kaluara.

Miri dhe Eri, festë për finalen e BB3

Erioni dhe Jetmiri rrinë jashtë dhe shijojnë muzikën në sfond. Ata duken shumë të gëzuar dhe të lumtur. Ata këndojnë me zë të lartë dhe flasin për banorët që kanë dalë, duke iu drejtuar dikujt që ka folur keq për ata, por nuk përmendin asnjë emër konkret. Dy djemtë janë shumë të lumtur që arritën deri në javën e fundit të BB3, ndërsa disa nga banorët të cilët kanë folur keq për ata të dy, tashmë janë jashtë shtëpisë. Erioni dhe Jetmiri këndojnë me sa zë që kanë dhe qeshin vazhdimisht duke folur me nënkuptime nëpërmjet teksteve të këngëve për ndonjë prej ish-banorëve të BB3. Të dy marrin edhe birrë për të pirë. Festa e tyre kompletohet kur të dy hidhen në pishinë me gjithë rroba dhe vazhdojnë të këndojnë me zë të lartë dhe të bërtasin kush e kush më fort. Të dy djemtë kërcejnë edhe brenda në pishinë për një kohë të gjatë. Më pas ata futen në shtëpi dhe Miri nis të gatuajë për të gjithë, ndërsa Jona, vë re që po i mungojnë disa sende personale.

Djemtë vazhdojnë ta ngacmojnë Jonën

Gjatë kohës që presin që Jetmiri të përfundojë së gatuari darkën, banorët ulen në kuzhinë dhe bisedojnë duke folur si zakonisht me ironi. Jona thotë se ajo dyshon që gjërat i kanë humbur ia ka marrë dikush. Erioni e ngacmon vazhdimisht Eridionën. Vajza nga ana tjetër i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Kjo situatë vazhdon derisa Jetmiri përfundon darkën dhe njofton banorët që të hanë. Domenika ndan nëpër pjata ushqimin dhe thërret edhe Jonën që të hajë bashkë me ta. Jona i thotë se nuk ka uri, pasi hëngri shumë në drekë. Pas Domenikës, edhe Klodi e fton Jonën që të hajë darkë, por Jona luan në piano, ndërsa Erioni e ngacmon duke i thënë se darkën e ka gatuar Klodi dhe jo Miri. Jonës i ngelet hatri, ngaqë Jetmiri përpara se të gatuante zgjoi Klodin dhe Domenikën për t’u marrë mendimin atyre se çfarë dëshironin që të hanin për darkë, ndërsa asaj nuk i foli fare. Këtë gjë ajo ia thotë Klodit, i cili pas darkës shkon dhe e pyet se përse nuk hëngri.

Jetmiri: Më kundërshtojnë pa arsye

Jetmiri i thotë Erionit se po vë re që në shtëpi nuk duhet të flasë, pasi ata ia marrin për keq dhe fillojnë që të kundërshtojnë pa arsye. Jetmiri thotë se atij nuk i takon që të flasë me publikun, sepse çdo gjë duket qartë. Erioni e këshillon që të mos e vrasë mendjen, sepse tashmë është mësuar nga reagimet e tilla dhe kundërshtimet që i bëjnë vazhdimisht banorët. Jetmiri thotë se nuk di si të komunikojë me këta njerëz që, sipas tij, nuk komunikojnë dot për një temë të caktuar, por vetëm komentojnë gjërat që të tjerët bëjnë. Ai komenton edhe shprehjet e Jonës, e cila tha se po i duket BB si film horror.

Banorët preken ndërsa flasin për fundin e BB

Klodi, Domi dhe Jona flasin për fundin e BB. Klodi u bë melankolik teksa i dedikonte disa vargje eksperiencës së BB, kur kujtoi me radhë banorët, provat, ngjarjet, situatat e bukura e të sikletshme etj. Zëri i tij ndryshon intonacion dhe fillon të bëhet më i butë e më prekës kur kujton momentet e BB. Domi i tërheq vëmendjen Klodit që të mos flasë në këtë mënyrë, pasi të gjithë po ndjehen keq, por Klodi i thotë se kur shikon tavolinën e cila më parë ishte e mbushur plot me banorë, i vjen për të qarë. Të tre flasin për këtë eksperiencë, e cila nuk ka për t’u përsëritur më dhe mendojnë se në këtë javë të fundit duhet t’i përkushtohen më shumë argëtimit. Klodi thotë se pavarësisht konflikteve që kanë pasur mes tyre, e rëndësishme është që kanë kujtime të cilat kur të mblidhen, do i kujtojnë. Sipas tij, jeta është e shkurtër e çdo moment nuk duhet të bëhet i parëndësishëm. Klodi ngrihet, me merr një laps dhe fillon të shkruajë në mur emrat e të gjithë banorëve të BB3, kurse Jona e ndihmon duke shkruar një mesazh falënderimi për banorët e më pas një për publikun. Edhe Miri dhe Erioni diskutojnë për momentin kur të dalin jashtë shtëpisë së BB dhe për famën e popullaritetin që kanë fituar. Miri shprehet se thjeshtësia e bën një njeri të famshëm, shprehje që edhe Erioni e pranon.

Domenika: “Më duket sikur jemi 3”

Të pestë banorët vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në dy grupe. Klodi, Domi dhe Jona ua kanë kushtuar këtë mbrëmje këngëve dhe muzikës. Kështu, ata vijojnë të këndojnë kryesisht këngët shqiptare. Më pas, Klodi dhe Domi improvizojnë sikur janë në një studio televizive. Domi bën rolin e intervistueses, ndërsa Klodi të të intervistuarit. Pyetjet që Domi i drejton Klodit kanë karaktere të ndryshme, duke i dhënë atij mundësinë që të kthejë përgjigje të larmishme. Më pas, ata dalin në kopsht. Klodi shprehet se shtëpia po i duket shumë bosh tani, kurse Domit i duket sikur janë veç ata të tre, për shkak se Miri dhe Erioni nuk shoqërohen shumë me ta. Ata thonë se kjo ishte e diela e fundit në këtë shtëpi e me radhë këtyre ditëve e kësaj jave do u vijë fundi. Të dy duken tepër të emocionuar teksa shprehin këto fjalë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›