Këngëtaria e mirënjohur greke Dhespina Vandi, pëson aksident me makinë
Nga Aleksandër Marku
GREQI- Eshtë përplasur sot me fuoristradën e saj këngëtarja e shquar greke Dhespina Vandi. Aksidenti ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit, në një prej akseve kryesore të Athinës, në Kifisias.
Makina e saj Porsche Cayene është përplasur me një autobot dhe si pasojë e këtij aksidenti rruga është bllokuar për më shumë se tre orë, duke sjellë çregullim në qarkullimin e makinave. Nga goditja është çarë rezervuari i fuoristradës së këngëtares së shquar dhe është derdhur sasi e madhe benzine në rrugë që për fat të mirë nuk ka marrë flakë.
Ylli i shquar i muzikës së lehtë greke ka deklaruar se nuk është plagosur, por për derisa ka shfaqur shqetësime në zverk është çuar për të kryer analizat e posaçme në spitalin Jaso General. Më psa është kthyer në shtëpinë e saj.
Dhespina Vandi dhe bashkëshorti i saj Demis Nikolaidhis, ish futbollist i shquar dhe tashmë president i AEK-së, një prej tre ekipeve më të mëdha greke të futbollit, janë një prej çifteve më të shquara në Greqi, madje shpeshherë krahasohen nga faqet e mediave rozë si “David dhe Viktoria” Bekam të Greqisë.
(a.r/balkanweb)