E Diel, 1 Nëntor 2026

Karla Bruni takon Dalai Lamen ne France. Pekini mund te zemerohet

Nga Erjon Kaçorri
Lideri shpirtor budist Dalai Lama inaguroi ne jug te Frances nje tempull budist. Mungesen e presidentit Frances Nikolas Sarkozi ne ceremoni, e plotesoi bashkeshortja e tij Karla Bruni Sarkozi nderkohe qe prania e saj mund te hape polomika me Pekinin. 

FRANCE- Lideri shpirteror tibetian Dalai Lama, shfrytezoi viziten e tij ne France per te inaguruar nje tempull budist ne jug te vendit. Ne ceremonine e zhvilluar ishte e pranishme edhe zonja e pare e Frances, Karla Bruni Sarkozi. Tempulli ne Lerab Ling, terhoqi vemendjen e shume mediave, kjo edhe per faktin se vizita e Dalai Lames ne France zhvillohet ne nje kohe kur ne Pekin, zhvillohen lojerat olimpike. Prania e tij gjate zhvillimit te lojerave mund ta kete shqetesuar presidentin Sarkozi I cili eshte kritikuar shpesh se nuk eshte takuar me liderin tibetian. Prania e bashkeshortes se tij ne ceremoni shihet si nje taktike per te mbushur mungesen e tij. nderkaq, edhe ministri I jashtem francez, Bernard Kushner u shpreh se Dalai Lama ishte gjithmone I mirepritur ne France.
Ndonese presidenti Sarkozi ishte paralajmeruar nga ambasadori Kines ne Paris se do kishte pasoja serioze nese ai do te takohej me Dalai Lamen, kreu I elizeut ishte shprehur se nuk ishte Pekini qe vendoste per axhenden e tij, por megjithate ai nuk arriti te takohej me liderin budist ne mergim. (a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›