E Shtunë, 31 Tetor 2026

Warren Buffet, “Njeriu Dollar” i vitit 2008

 

TIRANË- Warren Buffet është njeriu më i pasur në botë, vëndin e të cilit për 13-të vjet me radhë e mbante i famshmi Bill Gates. Këtë raport për emrat e bilionerëve më të mëdhënj në botë e ka publikuar revista prestigjioze “Forbes” (SHBA), e cila për çdo vit bën klasifikimin e personave më të pasur në të gjithë planetin.
Për vitin 2008 “njeriu dollarë” rezulton të jetë bilioneri Warren Buffet me një pasuri prej 62 miliard dollarë, që në raport me vitin 2007 rezulton të ketë një rritje prej 10 miliard dollarë. Buffet është filantropit dhe biznesmeni amerikan gjithashtu dhe drejtor në kompaninë e sigurimit “Berkshire Hathaway”, aksioner në gurët e çmueshëm dhe ushqim në "Anheuser-Busch", "Coca-Cola", "Wells Fargo" dhe "Kraft Foods".
Pas emrit të tij në top listën e njerëzve më të pasur në botë qëndron bilioneri Meksikan, Carlos Slim Helu, pronari i industrisë së telekomunikimit “America Movil”, i cili me vlerën prej 60 miliard dollarë ka lënë në vend të 3-të Bill Gates krijuesin e kompanisë së kompjuterave “Microsoft”. Gates për 13-të vite me radhë ka kryesuar listën si njeriu më i pasur i planetit.
Ndër 20-të emrat e njerëzve më të pasur në botë në moshën më të re spikat emri i 42 vjeçarit Rus Roman Abramoviç. Aksioneri më i madh i klubit Anglez të Çelsit, emri i tij është lakuar ndër njerzit më të pasur për fitimprurjen në industrinë e metaleve.
Top lista e 20-të bilionerëve më të mëdhenj të botës kryesohet relativisht nga vende si Amerika, India, Rusia, nga njerëz të cilët perandorinë e tyre kanë arritur ta nxjerrin nga hiçi.

Lista e njerëzve më të pasur:

1) Warren Buffett, vendlindja SHBA, mosha 77 vjeç, pasuria 62 bilion

2) Carlos Slim Helu, vendlindja Meksikë, mosha 68 vjeç, pasuria 60 bilion

3) William Gates III (Bill Gates), vendlindja SHBA, mosha 52 vjeç, pasuria 58 bilion

4) Lakshmi Mittal, vendlindja Indi, mosha 57 vjeç, pasuria 45 bilion

5) Mukesh Ambani, vendlindja Indi, mosha 50 vjeç, pasuria 43 bilion

6) Anil Ambani, vendlindja Indi, mosha 48 vjeç, pasuria 42 bilion

7) Ingvar Kamprad, vendlindja Suedi, mosha 81 vjeç, pasuria 31 bilion

8) KP Singh, vendlindja Indi, mosha 76 vjeç, pasuria 30 bilion

9) Oleg Deripaska, vendlindja Rusi, mosha 40 vjeç, pasuria 28 bilion

10) Karl Albrecht, vendlindja Gjermai, mosha 88 vjeç, pasuria 27 bilion

11) Li Ka-shing, vendlindja Kinë, mosha 79 vjeç, pasuria 26.5 bilion

12) Sheldon Adelson, vendlindja SHBA, mosha 74 vjeç, pasuria 26 bilion

13) Bernard Arnault, vendlindja Francë, mosha 59 vjeç, pasuria 25.5 bilion

14) Lawrence Ellison, vendlindja SHBA, mosha 63 vjeç, pasuria 25 bilion

15) Roman Abramovich, vendlindja Rusi, mosha 41 vjeç, pasuria 23.5 bilion

16) Theo Albrecht, vendlindja Gjermani, mosha 85 vjeç, pasuria 23 bilion

17) Liliane Bettencourt, vendlindja Francë, mosha 85 vjeç, pasuria 22.9 bilion

18) Alexei Mordashov, vendlindja Rusi, mosha 42 vjeç, pasuria 21.2 bilion

19) Princi Alwaleed Bin Talal Alsaud, vendlindja Saudi Arabia, mosha 51 vjeç, pasuria 21 bilion

20) Mikhail Fridman, vendlindja Rusi, mosha 43 vjeç, pasuria 20.8 bilion

(d.b/ATA/Balkanweb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›