E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktiset nga nëna, shpetohet nga qeni

 

BUENOS AIRES -Një bebe e sapolindur e braktisur nga nëna e saj është shpëtuar nga një qen. Reuters bën të ditur se bebja e lindur nga një nënë 14 vjecare dhe e braktisur më pas është gjetur në një kolibe qensh, ku nje qen femër është kujdesur për të ashtu si për këlyshët e saj që ndodheshin po ne kolibe. Foshnja është gjetur të enjten e javës së kaluar në qytetin e La Platas 40 milje në Jug të Bueno Aires, nga fermeri i quajtur Fabio Anze. “Ai gjeti prane qenit te tij të quajtur China dhe këlyshëve të saj edhe vogëlushen lakuriqe”, citon gazeta “La Nacion” . Pas kësaj Anze lajmëroi menjëherë policinë dhe bebja u dërgua menjherë në spital.
Egidio Melia, drejtor i spitalit Melchor Romero bëri të ditur se foshnja vetëm disa orëshe gëzon shëndet të plotë, pavarësisht se jetoi disa orë jashtë nën një temperaturë të ulët e plot ngrica.
Ndërkaq policia ka identifikuar një vajzë 14 vjecare si nënën e mundshme të bebes që u gjet nga qeni China.
(d.b/Balkanweb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›