Këngëtarja Hadise do të prezantojë Turqinë në Eurovizion
Turqia do të prezantohet në Festivalin Europian të këngës me këngëtaren e njohur Hadise. Kënga është e një lloji të veçantë dhe shumë ritmike, ashtu sikurse çdo vit Turqia ka lancuar në Eurosong. Ajo çka është dhe më interesante këtë vit është edhe promociano që organizatorët e përfaqësimit të Turqisë kanë bërë. Kështu në Shqipëri pothuajse në të gjitha redaksitë e Tv kanë mbërritur klipi dhe kënga e këngëtares Hadise. Shprehimisht në sinopsin e këngës dhe të mesazhit shoqërues për televizionet shqiptare thuhet " Bashkëpunimi me ju do të jetë nder duke bërë që vëllezërit tanë shqiptarë, të shijojnë këngën tonë. Njoftimi dhe mesazhi bëhet nga ambasada Turke në Tiranë. E kështu këngëtarja turke Hadise do të përfaqësohet me këngën Dum Tek Tek.