Caramitru bëhet "Emblemë" e Korçës
"Emblema e artë e Qytetit" i akordohet Ion Caramitrut, një përsonaliteti të artit rumun, ish- ministër kulture po edhe një protagonist i ngjarjeve që çuan në rrëzimin e diktaturës komuniste në Rumani. Caramitrut i dha ky titull nga Bashkia e Qytetit të Korçës, qytet të cilin ai e viziton për herë të dytë, si vend origjine i të parëve të artistit. Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i ka akorduar këtë titull me vendim të Këshillit Bashkiak me motivacionin "Si mirënjohje për vlerat e larta humane dhe artistike që ai përfaqëson". Caramitru ka pohuar me plot emocione gjatë fjalës së tij se "Korça është dashuria më e madhe e tij dhe natyrisht i rreh zemra si një korçar i vërtetë". Aktori qëndroi për disa orë në qytet ku kishte ardhur me helikopter të pasaçëm nga kryeqyteti, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe ambasadori rumun në Tiranë. Aktualisht Caramitru është drejtori i Teatrit Kombëtar të Bukureshtit teksa ka theksuar se katër djemtë e tij kanë mbiemrin shqiptar që ai mban dhe "janë shqiptarë duke mbajtur përherë në zemër këtë vend të mrekullueshëm të Shqipërisë".