Këngëtarja Sky Ferreira hedh në treg albumin e parë të saj

Sky Ferreira është një këngëtare e re që po synon të arrijë nivelet më të larta të muzikës amerikane. Kanë qarkulluar zëra se ajo kur ishte fëmijë ka kënduar përpara Michael Jackson, pasi gjyshja e saj ishte parukierja e Jacksonit. Vetë Ferreira nuk e mohon këtë gjë, madje thotë se ai këshilloi nënën e saj që ta çonte vajzën për të studiuar për muzikë gosppel.
Më tej, ajo nisi të këndojë nëpër klube muzikore në moshë të vogël,- por duket se kjo nuk ka sjellë asnjë dëm në zërin e saj, pasi ajo shihet si një emrë i ri dhe mjaft premtue. Albumi i saj i parë One pëmban bashkëpunime të njohura si Paul Epworth, Linda Perry apo Rob Fusari, i cili është një prej bashkëpunëtorëve më të preferuar të Lady Gagës.
Ferriera thotë se ndonëse duket shumë e lirshme dhe që e zotëron interpretimin e saj, është e pasigurt dhe e ndjeshme ndaj kritikave.
Albumi One që del nesër në treg, ka tekste me tema të diskutuara. Por Ferriera thotë se vargjet e këngëve të saj ndoshta nuk kanë kuptim për këdo, por për të janë shumë kuptimplotë.
2. Grupi i ri britanik i përbëra nga 5 vajza, The Saturdays, po jeton një moment suksesi. 6 këngë tëtyre janë në krye të klasifikimeve britanie, ndërkaq që janë gati për tu hedhur në treg dy albume të tyre. Gjithashtu albumi me 8 këngë të shkurtëra Headlines është hedhur në treg, për të gjithë adhuruesit e 5 vajzave britanike.
Përveç suksesit muzikor, këtë shtator ato do të nisin dhe programin televiziv The saturdays: 24/7 i cili do të transmetohet në stacionin ITV 2 në Britani.
Kënga e tyre Missing you u publikua në 8 gusht, ndërsa albumi Headlines doli në treg në 16 gusht.