“Këngëtarja tullace”, rikthehet pas 15 vjetësh
13/07/2009 Objekte të shumta multifunksionale dhe një ambient që të krijon ndjesinë e absurdit. Regjisori Spiro Duni ka menduar të ngjisë në skenën e Teatrit Kombëtar një komedi absurde. Bëhet fjalë për veprën e dramaturgut Eugene Jonesko, “Këngëtarja tullace”, që do të rivijë pas 15 vjetësh mbrëmjen e sotme para spektatorit të Tiranës. Nën lojën e aktorëve Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Marjana Kondi etj., vepra e Joneskos ka ardhur në një version krejt të ri.
E vënë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1994 nga Agim Qirjaqi, “Këngëtarja tullace” vjen për të dytën herë.
Shfaqja vjen falë një projekti nga studioja e teatrit “Po” në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Kjo vepër është një nga komeditë më të diskutueshme, që edhe vetë autori e quan “antikomedi”. Në qendër të komedisë, të cilën vet Joneskoja e ka cilësuar si “antikomedi”, janë 3 çifte bashkëshortësh, të cilët rastësisht mblidhen në shtëpinë e një mikut të tyre dhe mes bisedave më njëri-tjetrin merr jetë absurdi i veprës dhe vështirësitë që hasin në komunikim njerëz e së njëjtës kulturë. Kjo vepër e Eugene Joneskos është shkruar në vitin 1950, vit kur është vënë për herë të parë në skenë.
Ndërkohë që vetëm para disa javësh, në muajin mars regjisori Spiro Duni u ngjit në skenë me monodramën “Mbroni shpellarin”, e cila u shfaq në sallën e vogël të TK-së para kësaj ka qenë drama “Fishkëllimë në errësirë” e Tom Merfit irlandezit, i cili gjendet në të gjithë botën me veprat e tij, e cila erdhi me një apel që dhuna familjare do të çojë deri në vrasjen e vëllait nga vëllai. Vepra përfshiu një numër të madh artistësh profesionistë, të cilët mes lojës së tyre aktoreske sollën këtë vepër të konceptuar drejtpërdrejtë për publikun dhe jetën shqiptare.