E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea refuzohet për Torresin

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 18:15

Liverpool ka refuzuar një ofertë për sulmuesin Fernando Torres nga rivali i tyre i Premierligës, Chelsea. Ylli spanjoll nuk ka qenë në formën e tij më të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni, por shënoi nëntë gola në 25 paraqitje për Liverpoolin. “Chelsea ka bërë ofertë për Fernandon, e cila është refuzuar. Futbollisti nuk është në shitje”, tha një zëdhënës i Liverpoolit për BBC-në Sport. Oferta besohet se ishte në regjionin 35-40 milionë funte. Ndërsa, sipas Sky Sports, Torres ka kërkuar nga Liverpooli të konsiderojë shitjen e tij në Chelsea, vetëm disa orë pasi oferta e klubit londinez u refuzua

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›