Rama: Me 8 maj, nuk do te hyjme ne zgjedhjet vendore Qamil Xhani

Opozita nuk do te hyje ne zgjedhjet vendore te planifikuara ne 8 maj nese situata politike ne vend nuk ndryshon. Pas demonstrates se zhvilluar dje ne kryeqytet, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje konference per mediat vendase dhe nderkombetare deklaroi se qendrimi i PS-se per zgjedhjet vendore eshte i pandryshueshem. "Pozicioni yne per zgjedhjet e 8 majit eshte edhe me i qarte sec ishte perpara vrasjeve barbare te 21 janarit, perpara nxjerrjes se policise se shtetit nga kuadri ligjor dhe kushtetues i Shqiperise, perpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj Prokurores se Pergjithshme dhe perpara agresionit te patolerueshem ndaj Presidentit te Republikes. Te gjitha keto jane arsye me shume per te thene se ne keto kushte nuk mund te behen me zgjedhje ne Shqiperi.", tha dje ai. Kryesocialisti ka dhene dhe arsyet se perse demonstrimi i djeshem nuk u shoqerua me akte dhune, ndaj institucioneve si ai i nje jave me pare. "Demonstrata e sotme(dje) qe kishte nje zemerim edhe me te madh sesa ajo e 21 janarit, ishte jo vetem paqesore, por edhe shembullore per imazhin e Shqiperise ne syte e botes, sepse nuk u provokua sic u be pabesisht ajo e 21 janarit. Nese ne 21 janar nuk do te kishte nje skenar per te inkriminuar opoziten, ajo s'do te kishte bere asnje lajm per asnje jashte Shqiperise, sepse nuk do te ishte thyer asnje xham. Hapave per te vene ne kontrollin e dhunes institucionin e Presidentit dhe Prokurorine e Pergjithshme duke u bazuar tek dhuna e 21 janarit, tregon shume qarte se kush e ka dashur, provokuar dhe kush ka arritur te shpertheje dhunen e 21 janarit: Sali Berisha",-tha dhe Rama. Kreu i PS-se shtoi se nuk do te kete kthim pas ne rrugen e opozites dhe se demonstratat e protestat do te vazhdojne. Duke iu pergjigjur pyetjes nese do te kete protesta per zgjedhje te parakohshme, Rama tha se "kjo eshte pak por e sigurt. Do kete protesta gjithkund ku mund te protestojme. Sikur kjo te ishte nje lufte per pushtet apo tragjedia qe ju ka sjelle ketu te ishte nje perplasje mes dy forcash te dhunshme, sot s'do kishte 200 mije qytetare ne nderim te viktimave". Ne konferencen e zhvilluar dje me gazetaret vendas dhe te huaj, Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do te jete ne Kuvend per t'u perballur me qeverine. "Ne do te jemi ne Parlament per te cuar perpara kete beteje dhe do ta shfrytezojme hapesiren e Parlamentit me ceshtjet qe lidhen me kete beteje. Do te jemi perballe ketij regjimi dhe do te vazhdojme te ngreme fuqishem zerin e nje populli te tere qe kerkon fundin e ketij regjimi",-tha ai. Me gjithe akuzat e ashpra ndaj qeverise, kryetar i PS, u shpreh se ne qendrimin e tij s'ka pasur asnje here deklarata kunder dialogut me mazhorancen. "Asnjehere s'kemi qene, s'jemi dhe s'do te jemi hezitues per dialog",-tha Rama. Dje kryetari i PS-se ka dhene dhe te paren konference nga selia e PS-se ku i eshte drejtuar opinionit ne gjuhen angleze. Kjo per shkak te numri te madh te gazetareve te huaj qe kane ndjekur gjate kesaj jave zhvillimet ne vend, pas demonstrates se dhunshme te organizuar me pare nga PS-ja.
Apeli i Rames: "Une i kerkoj botes demokratike, qe te rishohe raportet e veta me kete regjim"
Duke dhene shpjegime se perse nuk e anuloi demonstraten sipas kerkeses se perseritur te nderkombetare, kreu i PS-se u beri apel dje kancelarive diplomatike qe te rishikojne qendrimin ndaj qeverise Shqiptare. "Une i kerkoj botes demokratike te rishohe raportet e veta me kete regjim, te cilin ne nuk do ta tolerojme ne perpjekjet e dhunshme per te rikthyer ne kete vend pushtetin e frikes, cilido qofte cmimi i rezistences sone paqesore, sepse kurre nuk mund te pranojme renien perseri ne naten e erret e partise shtet e te shtetit parti", tha dje kryetari i PS-se Edi Rama. Kerkesa e tij eshte bere ne menyre direkte ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian, diplomatet e te cilave kane deklaruara se qeveria eshte e ligjshme dhe se duhet te kete dialog mes paleve. "Ne emer te kesaj Shqiperie une i kerkoj SHBA dhe BE te mos tolerojne me tej ne kete vend gjera qe nuk i tolerojne ne vendet e tyre, te mos zgjedhin stabilitetin pa shtet ligjor ne vend te demokracise funksionale",-tha dje Rama. Sipas tij, gjithe sa tha lidhur me komunitetin nderkombetar nuk eshte absolutisht shprehje e me te vogles pakenaqesi e komunitetit nderkombetar por eshte nevoja per te percuar mesazhin e opozites. "Ju siguroj se i mirekuptoj plotesisht te gjitha perpjekjet e komunitetit nderkombetar si dhe mbi te gjitha perpjekjen e qarte per te qene sa me te balancuar ne raport me nje situate qe eshte absolutisht shume e brishte. Deshiroj me gjithe shpirt qe sot, miq te dashur dhe partneret e respektuar te Shqiperise, ta kuptojne se per popullin shqiptare anulimi i ketyre homazheve ishte dorezimi perpara fantazmes se asaj frike te dhunshme, e cila per gjysme shekulli e beri Shqiperine regjimin me brutal komunist ne Evrope dhe qe ne keto 20 vjet demokracie jofunksionale eshte kthyer e rikthyer kercenueshem si alternativa shtetit ligjor. I kam mirekuptuar te gjithe ata deri dje, sot uroj me shpirt qe te me mirekuptojne ata mua qe nuk anulova kete manifestim",-tha Rama.