Plazhi i Kunes, ndotja shqetëson turistët
Megjithese eshte nje nga bregdetet me te bukura te Lezhes, plazhi i Kunes ne Shengjin eshte kthyer ne nje zone me ndotje te madhe nga mbeturinat e ndryshme gjate ketij sezoni turistik. Pergjate gjithe brezit te reres konstatohen lehtesisht mbetje, te cilet krijojne nje panorame aspak te kendshme, qe per pushuesit apo turistet nuk eshte aspak normale.
Afersia qe ka zona e Kunes me lagunen e vainit, por dhe mjedisi i gjelbert qe te karakterizon ne kete bregdet e ka kthyer zonen e Kunes ne nje nga zonat me te pelqyra nga turistet e huaj, por mungesa e vemedjes nga komuna e Shengjinit duket se po i largon ato.
Megjithese drejtusesit vendorë ne Shengjin kishin dekaruar se do te kete nje numer te larte punonjesish qe do te merren me pastrimin e bregdetit, kjo nuk ka ndodhur, dhe perballja me realitetin eshte krejt ndryshe nga cfare eshte premtuar.