"‘Këpuca e Artë‘? Nuk i trembem askujt"
Arbër Abilaliaj do të luftojë deri në fund për të fituar trofeun individual më të rëndësishëm në vend, atë të golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore. Sulmuesi vlonjat i Tiranës mungonte në sfidën e fituar të premten me Vllazninë, për shkak pezullimi, megjithatë ai ka besim se mund ta fitojë "Këpucën e Artë". "Ambicia në këtë sezon? Natyrisht që të ndihmoj Tiranën të mbrojë titullin kampion, duke shënuar sa më shumë gola. Në këtë mënyrë do të mund të shpallem edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit", deklaroi ai. "Realisht nuk shoh ndonjë rival, i cili mund të më frikësojë për këtë trofe". Abilaliaj ka realizuar tri gola në nëntë javët e para të kampionatit, ndërsa në krye të klasifikimit është Elis Bakaj i Dinamos.
e. k.
e. k.