Keqpërdorimi i rrugës Durrës–Kukës
Hamdi Jupe
Para dy ditësh u përurua bashkimi i dy anëve të një tuneli të rrugës Durrës-Kukës. Rruga është një arterie e rëndësishme midis dy vendeve: Shqipërisë dhe Kosovës. Hapja e tunelit shënonte një moment të rëndësishëm të saj, prandaj e meritonte një farë ceremonie. Rruga Durrës-Kukës ka kohë që është vënë në axhendën e politikës shqiptare. Kjo ide doli në plan të parë në vitin 1999, atëherë kur shqiptarët e Kosovës erdhën masivisht në Shqipëri, për arsye të luftës që po zhvillohej atje midis forcave të NATO-s dhe forcave ushtarake serbe. Mbi pesëqind mijë shqiptarë të Kosovës që u strehuan në Shqipëri, “zbuluan” këtu atdheun mëmë, që nuk kishin mundur ta zbulonin që nga viti 1913, kur u vendosën kufijtë arbitrarë.
Perspektiva e Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s ishte pavarësia e saj. Kjo do të thoshte që marrëdhëniet midis dy pjesëve të ndara të kombit shqiptar, të intensifikoheshin ndjeshëm. Kjo lindi nevojën e një rruge të re automobilistike, ashtu siç lindi nevojën e “urave” të tjera të komunikimit fizik e shpirtëror midis tyre.
Në fillim ishte kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ai që hodhi idenë e një rruge të re e të shkurtër midis shqiptarëve. Me fantazinë e po me naivitetin e tij, ai filloi të besojë realisht te kjo ide dhe nisi gjithashtu të mbledhë edhe një taksë të posaçme për ndërtimin e saj, që u quajt taksa e rrugës Durrës-Kukës.
Me kalimin e kohës ideja në fillim fantastike dhe e pambështetur financiarisht nga askush, zuri të ngacmojë të tjerë politikanë shqiptarë, që të punonin për të përcaktuar se si do të ishte kjo rrugë dhe nga do të kalonte ajo; si do të financohej kjo rrugë dhe si do të ndërtohej ajo etj. Ishte pikërisht qeveria Nano ajo që, pas diskutimesh të shumta midis specialistëve të fushave përkatëse, vendosi se rruga e re duhet të kalonte andej nga ajo po ndërtohet sot.
Qeveria Nano u largua nga pushteti pas zgjedhjeve të vitit 2005 dhe forcat e reja që erdhën në pushtet, duhet të realizonin tani idenë e miratuar më parë. Duhet të projektonin rrugën dhe të fillonin ndërtimin e saj. Qeveria Berisha e bëri këtë rrugë kauzë të qeverisjes se tij. Tani po duken frutet e para të kësaj pune.
Ndërtimi i rrugës për lidhjen e dy pjesëve të kombit tonë, është një vepër e madhe historike. Por përtej kësaj duhet të dallojmë dhe të denoncojmë spekulimet që po bëhen me këtë rrugë. Spekulime që kanë jo thjesht qëllime elektorale të çastit, por shumë më tepër se kaq.
Rruga Durrës-Kukës po bëhet me paratë e popullit shqiptar të Shqipërisë dhe, në se duhet ngritur ndonjë monument për këtë rrugë, ky monument duhet t’i kushtohet sakrificës së popullit shqiptar dhe askujt tjetër. Është ky popull që po heq nga goja e tij për të ndërtuar këtë rrugë dhe jo politikanët tanë, kushdo qofshin ata.
Së dyti, kjo rrugë ka ngjallur debate të shumta për efektivitetin ekonomik dhe aspekte të tjera financiare të saj. Kështu, askush nga qeveritarët e sotëm nuk është në gjendje të tregojë se cili është efektiviteti financiar i saj dhe kur do të shlyhet financiarisht kjo rrugë. Edhe financiarët e PD-së në qeveri, kur pyeten, ngrenë supet për këtë çështje.
Së treti, hapja e rrugës me katër korsi qysh në fillim është një luks i madh për financat e varfra të popullit shqiptar. Rruga mund të bëhej shumë mirë me dy kalime në fillim. Më vonë, pas shumë vitesh, kur të shikohej se sa i domosdoshëm ishte ndërtimi i dy korsive të tjera të rrugës, mund të shtrohej ndërtimi i tyre. Ndërtimi i rrugës në formën e tanishme, është një vepër që mund t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve.
Duke e bërë rrugën me dy korsi e jo me katër, ajo do të kishte një kosto sa gjysma e kësaj së sotmes, ose rreth 600 milionë euro më pak. Kjo do të thotë që këto para të kursyera të përdoreshin për rregullimin e rrugëve të tjera të vendit, të cilat nuk janë në nivelin e kërkuar. Kështu rrugë me katër korsi nuk ka sot as Shkodra, as Vlora, as Korça, as Gjirokastra. Atëherë, përse duhej nxituar të bëhej me katër korsi rruga për Kosovë?
Vetë qeveria e Kosovës nuk ka filluar ende të ndërtojë autostradën Prishtinë-Kukës. Ajo nuk ka burime financiare dhe kjo është e shpjegueshme për një shtet të ri. Kështu rruga nga Prishtina deri në Kukës, edhe për shumë vjet do të vijë me dy korsi, ashtu siç ka qenë dyzetë vjet më parë, qysh në kohën e Titos. Atëherë, përse duhet të bëhej me katër korsi rruga Durrës– Kukës qysh tani?
Qeveria shqiptare ka hequr fondet nga vepra të tjera të infrastrukturës brenda vendit dhe i ka derdhur ato pa kursim në këtë rrugë. Përveç kësaj, ajo ka marrë kredi të shumta nga banka të ndryshme brenda e jashtë vendit. Këto kredi do t’i paguajnë shqiptarët e Shqipërisë deri në qindarkën e fundit. Prandaj themi që qeveria e Berishës do t’u lërë atyre një borxh të madh për të larë në vitet që do të vijnë.
Mënyra e financimit të rrugës është e mbushur me dyshime dhe akuza të shumta, të cilat tashmë kanë marrë edhe formë ligjore dhe gjenden në gjykatë. Prandaj zhurma e Berishës për rrugën, synon të ndikojë në procesin gjyqësor që po bëhet mbi abuzimet me fondet e kësaj rruge.
Rruga Durrës–Kukës po përdoret barbarisht nga qeveria e sotme për qëllime të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo duket hapur nga spektaklet e shumta dhe nga përurimet pa kriter që po i bëhen kësaj rruge. Kjo duket edhe nga ftesat që po u bëhen personaliteteve të ndryshme politike të huaja, për të ardhur e marrë pjesë në spektaklet bajate të qeverisë për këtë rrugë e për të bërë ndonjë vlerësim për qeverinë.
Në këtë mënyrë shqiptarët e Shqipërisë po fyhen dy herë: së pari, sepse u merren burimet e pakta financiare dhe përdoren në mënyrë joracionale; së dyti, sepse rruga po përdoret për t’u marrë votën atyre më 28 qershor. Ja përse themi se rruga Durrës–Kukës po keqpërdoret barbarisht prej qeveritarëve të sotëm. Dhe keqpërdorimet gjithmonë ndëshkohen nga populli.
Sloganet e përdorura në ceremoninë e fundit, atë të përurimit të tunelit, ishin sa jashtë kohe, po aq edhe jashtë logjike. Kufijtë dhe muret midis shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, nuk ranë më 31 maj të 2009, kur u hap tuneli. Kufijtë dhe muret midis tyre ranë në prill të vitit 1999, atëherë kur ata erdhën në Shqipëri dhe gjetën këtu atdheun e tyre. Atëherë ata nuk i penguan as malet dhe as rrugët e këqija për të ardhur këtu, sepse këtu gjetën zemrën e hapur të popullit shqiptar të këtushëm, sado që izolimi i kishte lënë të veçuar dy pjesët e popullit në dy anët e kufirit për gati një shekull.