E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqtrajtohen dy të mitur në Shkodër

Dy të mitur në qytetin e Shkodrës  janë marrë me forcë nga dy persona dhe pasi janë keqtrajtuar në një banesë të braktisur janë lënë të lire. Policia ka vënë në pranga shtetasit Edmond Mehaj  30 vjeç dhe Ridvan Beqiri 36 vjeç , banues në lagjet “Salo Halili” dhe “Vojo Kushi “ në Shkodër me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

Këta dy persona, në pasditen e djeshme kanë marrë me force në automjetin në pronësi të Edmond Mehajt, dy të mitur R.K 16  vjeç dhe E.T 14 vjeç. Ata i kanë dërguar të miturit në një banesë të braktisur në lagjen Salo Halili dhe aty i kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht duke i akuzuar se u kishin vjedhur dy biçikleta në lokalin qëkishin në lagjen  “Vojo Kushi “.

Këto janë mohuar nga dy të miturit që janë banorë në këtë lagje, dhe pasi janë bindur se këta nuk ishin autorët e vjedhjes së biçikletave, Mehaj e Beqiri kanë kërkuar që ato të tregonin se kush ua kishte vjedhur. Pas rreth 4 orësh ato i kanë lënë të lire dy të miturit, që më pas së bashku me prindërit e tyre kanë bërë denoncim në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›