E Diel, 1 Nëntor 2026

Kequshqyerja, shkak i 15 % të vdekjeve

15 % e fëmijëve dhe 30 % e të rriturve në vendin tonë vuajnë nga mbipesha, si pasojë e kequshqyerjes. Në ditën botërore të ushqyerjes specialistët japin alarmin se numri i personave obezë po vjen gjithmonë e në rritje dhe e cilësojnë kequshqyerjen si shkataren e 15% të vdekjeve në vend.
Alban Ylli “Nëse kequshqyrja tek fëmijët është duke u pakësuar në Shqipëri një kërcënim serioz për shoqërinë, shtetin, shqiptar është mbiushqyerja dhe ushqyerja e papërshtatshme. Disa studime demostrojnë se mbipmbipesha tek fëmijët zë 15 % të fëmijëve dhe 1 në 5 deri në 1 në 3 e të rriturve vuajnë nga mbipesha, 20 deri në 30 % të grave dhe burrave shqiptarë mbipeshë ç’ka na bën të kalkulojmë se 15 % e vdekjeve në Shqipëri në vit mund të shkaktohen prej ushqyerjes së keqe.”
Specialistët theksojnë se për një ushqyerje të shëndetëshme nuk duhet bërë asgjë më shumë se shtimi në tavolinë i frutave dhe perimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›