Olli: Fondet për tërmetin kanë nisur të shpërndahen
Në Peshkopi ka nisur shpërndarja e fondeve për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i një muaji më parë. Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli ka ndjekur nga afër këtë proces. Ai tha se janë përshpejtuar proceduart për regjistrimin dhe kalimin e vlerës për çdo kryefamiljar në numrat e llogarive bankare.
“Gjithça po kryhet me procedura të përshpejtuara pasi dimri tashmë ka ardhur dhe sot filluan reshjet e para të dëborës dhe banorët duhet të rikonstruktojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara.”
Shumë shtëpi u dëmtuan nga tërmeti por menjëherë u morën masa për të sistemuar familjet e prekuara. Brenda një kohe të shkurtër është bërë dhe lëvrimi i fondit për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve.