E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou: Nuk e nderoj Fergusonin, se pikëllohem

Jose Mourinho nuk do të jetë në ndeshjen përshëndetëse të Sir Alex Ferguson me Manchester United. Trajneri portugez tha se ai është befasuar me vendimin e Fergiet dhe se nuk mund ta nderoj atë sepse do të emocionohet.

"Unë u befasova me vendimin e tij. Në të njëjtën kohë unë u ndiva i lumtur për të duke e ditur se çfarë karriere ka. Do të jetë vështirë për mua dhe trajnerët tjerë të vizitojnë "Old Traffordin" duke e ditur se Fergie nuk do të jetë më trajner. Unë mendoj se ai ka lënë një trashëgimtarë të duhur në këtë post, një trajner si Moyes. Unë konfirmoj se nuk do ta nderoj atë në ndeshjen e fundit si trajner, nuk mundem sepse unë nuk dua të pikëllohem" deklaroj Mourinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›