Flamurtari do vazhdimësi, Dinamo kërkon konfirmimin
Flamurtari-Dinamo do të jetë një nga
sfidat më interesante të javës së dytë të
Kategorisë Superiore. Jo vetëm sepse
kanë arritur dy fitore në ndeshjen e javës së
parë, por edhe sepse janë thuajse dy ekipet
e vetme që kanë bindur me lojën e zhvilluar.
Vlonjatët, pas fitores ndaj Tiranës, janë më të
karikuar se kurrë dhe sot në stadiumin e tyre
do të kërkojnë sërish tre pikët për të ruajtur
kështu vazhdimësinë në këtë fillim sezoni.
Ndërsa Dinamo, e cila mundi 3-1 Kastriotin
në Krujë, synon një konfirmim në Vlorë, i cili
do të bindte të gjithë skeptikët se ajo mund
të jetë vërtet e denjë për të synuar titullin
kampion. Skuadra e Eqerem Memushit ka
treguar në këtë fillimi kampionati një formë
shumë të mirë dhe forcën e saj e mbështet te
futbollistët e rinj dhe shumë të talentuar si
Zeqiri, Roshi, Veliaj etj. Ky grup futbollistësh
ka demonstruar se mund të ndëshkojë cilindo
kundërshtar. Sipas të gjitha gjasave, trajneri
i vlonjatëve, Memushi, pritet të konfirmojë
të njëjtin 11-ësh që fitoi në Tiranë, edhe pse
nuk përjashtohet ndonjë surprizë e momentit
të fundit. Ndërsa në favor të Flamurtarit do
të jetë edhe faktori fushë, pasi do të ketë
mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë së saj në
stadiumin "Flamurtari".