"Titulli fi tohet duke dhënë maksimumin"
Fitoret e Flamurtarit dhe
Apolonisë në javën e parë
të Kategorisë Superiore
i kanë radhitur këto dy
skuadra si kundërshtare mjaft të
forta të cilat mund t‘i prishin punë
çfarëdo lloj ekipi të ashtuquajtur
pretendent. Vlonjatët do të sfidojnë
një tjetër ekip kryeqytetas,
këtë radhë Dinamon, ndërsa
fierakët do të luajnë në fushën
e vështirë të "Loro Boriçit". Pas
humbjes në Kavajë, trajneri i Vllaznisë,
Hasan Lika, shpreson te
reagimi i skuadrës, e cila këtë javë
është e kompletuar me rikthimin e
dy lojtarëve kryesorë të saj. Madje,
me këta lojtarë në dispozicion,
teknikut të kuqebluve i është
rikthyer besimi se mund të arrijë
të rikthejë titullin në Shkodër. Por
për ta realizuar këtë ai thekson
se të tijtë duhet të japin gjithnjë
maksimumin. "Kam një ekip të
mirë në dispozicion, pohoi dje
Lika. Rivaliteti mes ekipeve kryesore
është aty-aty. Por, për të
arritur te titulli kampion duhet
të japim gjithnjë maksimumin".
Ish-trajneri i Partizanit ka paralajmëruar
të tijtë se ndeshja e
radhës kundër Apolonisë nuk do
të jetë një shëtitje. "Për sa i përket
ndeshjes me Apoloninë, mund të
them se është një kundërshtar i
vështirë, i cili mund të na hapë
probleme. Ka bërë disa përforcime
në krahasim me sezonin dhe e
ka filluar shumë mirë sezonin me
një fitore të rëndësishme, e cila i
ka dhënë vetëbesim skuadrës së
tyre. Në Shkodër ata pritet të vijnë
ambiciozë", tha Lika, i cili më pas
shtoi: "Ndërsa ne shpresojmë të
kemi rikuperuar disa gabime në
krahasim me ndeshjen e kaluar,
ku u mundëm nga Besa. Tani në
ekip do të rikthehen edhe të dëmtuarit,
Sinani e Beqiri, po ashtu do
të kemi mundësinë për të aktivizuar
edhe mesfushorin brazilian,
Leandro". Në kampin kundërshtar
atmosfera është mjaft e mirë pas
fitores në javën e parë, ndërsa
këtë sezon objektivat janë mjaft të
qarta për skuadrën fierake: klasifikimi
në vendet e para të renditjes,
që do të thotë për të siguruar
një vend që të çon në Kupat e
Europës. Tirana, e cila zhgënjeu
javën e parë me humbjen ndaj
Flamurtarit, ka shansin të marrë
3-pikëshin e parë në këtë sezon.
Dhe këtë duhet ta bëjë sot kundër
Skënderbeut, me të cilin do të
ndeshet në kryeqytet. Tifoz "VIP"
i kësaj ndeshjeje do të jetë trajneri
i Kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe,
i cili ka zbarkuar dje në mesditë në
Tiranë, duke u dhënë fund kështu
pushimeve. Tekniku kroat fillon të
martën edhe fazën përgatitore për
ndeshjen eliminatore ndaj Danimarkës
më 9 shtator. Një tjetër
skuadër që ka zhgënjyer në javën
e parë ka qenë Teuta. Por sipas
futbollistëve të saj, nuk ka vend
për panik dhe kthesa do të vijë
pikërisht sot, në përballjen kundër
Kastriotit. Në takimet e tjera
Shkumbini pret Besën e Kavajës,
ndërsa edhe këtë javë do të kemi
një tjetër përballje të skuadrave
debutuese, Laçi-Gramozi.
Apolonisë në javën e parë
të Kategorisë Superiore
i kanë radhitur këto dy
skuadra si kundërshtare mjaft të
forta të cilat mund t‘i prishin punë
çfarëdo lloj ekipi të ashtuquajtur
pretendent. Vlonjatët do të sfidojnë
një tjetër ekip kryeqytetas,
këtë radhë Dinamon, ndërsa
fierakët do të luajnë në fushën
e vështirë të "Loro Boriçit". Pas
humbjes në Kavajë, trajneri i Vllaznisë,
Hasan Lika, shpreson te
reagimi i skuadrës, e cila këtë javë
është e kompletuar me rikthimin e
dy lojtarëve kryesorë të saj. Madje,
me këta lojtarë në dispozicion,
teknikut të kuqebluve i është
rikthyer besimi se mund të arrijë
të rikthejë titullin në Shkodër. Por
për ta realizuar këtë ai thekson
se të tijtë duhet të japin gjithnjë
maksimumin. "Kam një ekip të
mirë në dispozicion, pohoi dje
Lika. Rivaliteti mes ekipeve kryesore
është aty-aty. Por, për të
arritur te titulli kampion duhet
të japim gjithnjë maksimumin".
Ish-trajneri i Partizanit ka paralajmëruar
të tijtë se ndeshja e
radhës kundër Apolonisë nuk do
të jetë një shëtitje. "Për sa i përket
ndeshjes me Apoloninë, mund të
them se është një kundërshtar i
vështirë, i cili mund të na hapë
probleme. Ka bërë disa përforcime
në krahasim me sezonin dhe e
ka filluar shumë mirë sezonin me
një fitore të rëndësishme, e cila i
ka dhënë vetëbesim skuadrës së
tyre. Në Shkodër ata pritet të vijnë
ambiciozë", tha Lika, i cili më pas
shtoi: "Ndërsa ne shpresojmë të
kemi rikuperuar disa gabime në
krahasim me ndeshjen e kaluar,
ku u mundëm nga Besa. Tani në
ekip do të rikthehen edhe të dëmtuarit,
Sinani e Beqiri, po ashtu do
të kemi mundësinë për të aktivizuar
edhe mesfushorin brazilian,
Leandro". Në kampin kundërshtar
atmosfera është mjaft e mirë pas
fitores në javën e parë, ndërsa
këtë sezon objektivat janë mjaft të
qarta për skuadrën fierake: klasifikimi
në vendet e para të renditjes,
që do të thotë për të siguruar
një vend që të çon në Kupat e
Europës. Tirana, e cila zhgënjeu
javën e parë me humbjen ndaj
Flamurtarit, ka shansin të marrë
3-pikëshin e parë në këtë sezon.
Dhe këtë duhet ta bëjë sot kundër
Skënderbeut, me të cilin do të
ndeshet në kryeqytet. Tifoz "VIP"
i kësaj ndeshjeje do të jetë trajneri
i Kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe,
i cili ka zbarkuar dje në mesditë në
Tiranë, duke u dhënë fund kështu
pushimeve. Tekniku kroat fillon të
martën edhe fazën përgatitore për
ndeshjen eliminatore ndaj Danimarkës
më 9 shtator. Një tjetër
skuadër që ka zhgënjyer në javën
e parë ka qenë Teuta. Por sipas
futbollistëve të saj, nuk ka vend
për panik dhe kthesa do të vijë
pikërisht sot, në përballjen kundër
Kastriotit. Në takimet e tjera
Shkumbini pret Besën e Kavajës,
ndërsa edhe këtë javë do të kemi
një tjetër përballje të skuadrave
debutuese, Laçi-Gramozi.