E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo Sektori bankar duhet te kreditoje biznesin

/ /

Per zevendesministrin e Ekonomise Eno Bozdo ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi reale dhe e qendrueshme e nxitur nga nje kerkese agregate gjithnje ne rritje per produktet dhe sherbimet e saj. Ne kete interviste per gazeten Bozdo siguron se ekonomia do te vijoje te njohe rritje pozitive por nuk nenvlefteson efektet negative te trazirave te 21 janarit.
Viti qe sapo u mbyll ishte nje vit i mire apo i keq per ekonomine shqiptare
Viti 2010 ishte nje vit shume i rendesishem persa i perket ekonomise shqiptare. Kjo per faktin se ky vit ishte ne nje menyre banka e proves persa i perket aftesise se ekonomise shqiptare per te perballuar me sukses apo jo ndikimin e vazhduar te krizes ekonomike boterore. Ky ndikim u ndie pergjithesisht ne gjysmen e dyte te vitit 2009 dhe i shtriu efektet e tij deri ne pranveren e vitit 2010. Pas ketij momenti ekonomia shqiptare tregoi shenja te ringritjes dhe te rigjallerimit te saj aq sa ne fund te vitit 2010 eksportet u rriten me 65 sistemi bankar u konsolidua me tej me rritjen e depozitave prej 18 ndersa kredidhenia u rrit me 9. Deficiti buxhetor u ndal ne shifrat e 3.1 ndersa borxhi publik ne 59 ne respekt te plote te kritereve te Maahstrit-it. Gjate ketij viti ne perjetuam gjithashtu nje ulje te lehte te papunesise ne vend si dhe nje rritje te ndjeshme te numrit te ndermarrjeve te regjistruara per here te pare ne QKR. Ne dallim nga vitit 2009 ne vitin 2010 per hir te kujdesit per te mbajtur nen kontroll parametrat makroekonomike politikat fiskale ishin mjaft me konservatore cka do te thote se rritja ekonomike ishte e vertete me kontributin real te sektorit privat. Ne vitin qe lame pas ne presim te realizojme nje rritje ekonomike jo me te ulet se 4 duke u dalluar pozitivisht nga te gjitha vendet e rajonit per nje rritje te konsoliduar.
Nderkaq axhenda e ekzekutivit shqiptar pavaresisht nje tensioni politik te provokuar dhe fals u perqendrua ne reformat e medha rregullatore fiskale dhe strukturale. Ne raportet nderkombetare Shqiperia vazhdoi te beje vende perpara dhe do te vecoja ketu raportin shume te rendesishem te Konkurrueshmerise Globale Global Competitiveness Report te publikuar nga Forumi Ekonomik Boteror. Pra ne terma te pergjithshem ekonomia po vjel frytet e reformave te medha te bera gjate ketyre 5 viteve te fundit ajo po tregohet dinamike si dhe po shtron rrugen per nje rritje edhe me te qendrueshme ne vitin 2011. Ne po kthehemi ngadale ne nivelet normale te rritjes ekonomike duke shfrytezuar te plote potencialin prodhues te vendit.
Sidoqofte shume biznese shqiptare ankohen nga mungesa e likuiditetit ne tregun financiar. A ka ndonje plan qeveria shqiptare ta lehtesoje kete akses
Ndaj me ju te njejtin shqetesim te shprehur dhe te perseritur nga nje pjese e madhe e operatoreve ekonomike te vendit. Sektori bankar megjithe konsolidimin e tij te shpejte dhe situacionit shume te mire te likuiditeteve ka marre nje pozicion konservator persa i perket kreditimit te biznesit ne vend. Ky pozicion vjen si rezultat i krizes financiare boterore qe u perkthye edhe si krize e sektorit bankar ne shume vende te BE-se. Ky pozicion vjen gjithashtu edhe si rezultat i rritjes se shpejte te pjeses se kredive problematike por sidoqofte bankat e nivelit te dyte kane ditur ta menaxhojne me kujdes kete situate duke e mbyllur me fitim vitin qe sapo lame pas. Prandaj do te desha te shpreh mbeshtetjen time per cdo iniciative per te kredituar me shume sektorin e biznesit per ti dhene atij frymemarrje e vecanerisht kreditimit te biznesit prodhues. Nje qendrim i tille do te kishte kuptim sepse ekonomia ne Shqiperi eshte reale dhe e qendrueshme si dhe eshte e nxitur nga nje kerkese agregate gjithnje ne rritje per produktet dhe sherbimet e saj. Nga ana tjeter dua te shpreh mirekuptimin per disa nga shqetesimet e ngritura nga perfaqesuesit e sektorit bankar te cilet kerkojne nje profesionalizem me te larte ne pergatitjen e planeve te biznesit gjate procesit te aplikimit per kredi. Mendoj se kjo eshte nje kerkese e drejte dhe se standardi i paraqitjes se aplikimeve duhet ne shume raste te jete me profesional. Sidoqofte ka ende shume hapesire per kreditim nga ana e sektorit bankar sigurisht duke absorbuar ne kete proces edhe risqet e shprehura.
Persa i perket ngjarjeve te fundit politike a mendoni se ato do te kene ndikim ne ekonomine shqiptare
Per fat te keq mendoj se po. Imazhi i vendit dhe i stabilitetit te tij i nje destinacioni shume terheqes per investime dhe per turizem moren nje goditje shume te forte nga mediatizimi global i sulmit te armatosur kunder Kryeministrise ne daten 21 janar. Sekuencat e dhunes ndaj institucioneve dhe Policise se Shtetit kane lene pa fryme jo vetem qytetaret shqiptare por edhe shume investitore te huaj dhe qytetare te huaj pa llogaritur humbjet reale te biznesit pergjate atyre diteve si rezultat i frikes dhe tensionit te provokuar.  Ne memorien e secilit prej nesh u kthyen te rifreskuara ndjesite aspak te mira te vitit 1997.
Gjate javes ne vazhdim u anuluan se paku dy misione biznesi ne Shqiperi si dhe shume takime me donatoret nderkombetare. Investitore shqiptare gjithashtu raportojne per anulim te kontratave te bashkepunimit me homologet e tyre si pasoje e kesaj ndodhie te paprecedente.
Per me teper sikur te ishte i studiuar me imtesi dhe rakorduar me tempizem perfekt cenimi i rende i imazhit erdhi pikerisht ne kohen me te papershtatshme per ne atehere kur vendi citohej si nje nder te paktet vende ne bote qe i shpetoi recesionit ekonomik nga shume agjenci turistike prestigjioze si destinacion i turizmit nderkombetar atehere kur Shqiperia lavderohej me shume se kurre per reformat e ndermarra si dhe mundesite reale per marrjen e statusit te vendit kandidat te BE-se atehere kur mjaft projekte te medha te financuara nga investitoret e huaj ishin gati te fillonin. Ajo qe e ben edhe me te rende situaten eshte gjithashtu fakti qe ne si vend kemi humbur mjaft ne renditjen e perceptimit te riskut politik sepse pamje te tilla lidhen lehte me jostabilitetin politik te vendit cka eshte nje kusht sine qua non per terheqjen e investimeve te huaja direkte. Per ta thene me qarte ne me pak se 5 ore dhune ndaj institucioneve u shkermoqen vite te tera te perpjekjeve tona per te permiresuar imazhin e Shqiperise kudo ne bote. Kjo eshte dramatike Ata qe e provokuan nxiten dhe drejtuan kete gje duhet te mbajne pergjegjesine e tyre jo vetem ligjore por edhe morale per kete goditje te rende. Sidoqofte ne me vendosmeri do te vazhdojme perpjekjet per ta bere Shqiperine nje vend sa me terheqes per investitoret e huaj.

Fullani Bankat te kreditojne ekonomine

Kreditimi i biznesit ka qene thirrja me e shpeshte qe Banka e Shqiperise dhe guvernatori i saj i ka drejtuar sistemit bankar ne vend. Pothuajse ne cdo dalje publike guvernatori Ardian Fullani u ka kerkuar bankave te nivelit te dyte qe te kreditojne ekonomine. Per shkak te kredive problematike te cilat pesuan nje fare rritjeje kerkesa e BSH-se ndaj bankave u limitua ne kreditimin e projekteve te biznesit qe garantojne kthimin e kredise se marre. Banka e Shqiperise gjithashtu ka vene ne dukje qe problemi i kreditimit nuk qendron ne kahun e ofertes. Sipas saj bankat kane likuiditet te mjaftueshem per te mbeshtetur biznesin por duket se eshte ky i fundit qe heziton duke shfaqur realisht nje kerkese te ulet. Edhe ne daljen e tij te fundit ne janar guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani theksoi se bankat gezojne nje situate te kenaqshme likuiditeti e cila padyshim mund te mbeshtese zhvillimin e ekonomise.

Tirana Bank Do vazhdojme kreditimin

Tirana Bank eshte nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend qe ka pranuar me force se edhe gjate 2011-es do te vijoje te kreditoje biznesin. Drejtori i pergjithshem i kesaj banke Dimitris Santixis ne nje interviste te disa diteve me pare per gazeten shprehu kete vendosmeri por theksoi se bizneset duhet te impenjohen seriozisht per ta mbeshtetur kerkesen e tyre me plane biznesi serioze. Tirana Bank eshte banka e dyte ne vend per dhenien e kredise per biznesin shqiptar dhe individet duke mbeshtetur ekonomine shqiptare. Ne duam te rrisim kreditimin por kemi nevoje gjithashtu te kemi kerkesat e duhura nga kompanite duke e shoqeruar kete me projekte serioze per kreditim tha Santixis. Sipas tij aktualisht ka shume pak projekte te mira dhe rrjedhimisht edhe kerkese te ulet. Kreu i Tirana Bank e ve theksin ne faktin qe nje model i ri ekonomik do te kishte nje impakt te ri ne kerkesen per kreditim.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›