E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i Moratit: Fitoni, ose largohuni!

Masimo Morati ka përdorur tone të ashpra ndaj skuadrës, duke shpresuar që të mos jetë më i detyruar që të braktisë para kohe tribunën e “San Siros” prej paraqitjeve të dobëta. Të dielën në mbrëmje është sfida me Juventusin, ajo më e rëndësishmja, bashkë me derbin, dhe u ka kërkuar lojtarëve një sprovë krenarie, për të ndryshuar drejtim dhe për të arritur vendin e tretë, objektiv jetik. Një sezon pa Champions nënkupton një dëm si sportiv, ashtu edhe ekonomik, me një shifër prej 30 milionë eurosh minus. Presidenti i Interit ka qenë shumë i qartë: Pa vendin e tretë, askush nuk është i sigurt se do të qëndrojë, në të gjitha nivelet e klubit. I pari që do të shkarkohej është Ranieri, por rrezikojnë shumë edhe drejtuesit, me Brankën dhe Auzilion në krye, ashtu si edhe pjesa më e madhe e lojtarëve. Numri një i klubit zikaltër është i gatshëm t’i largojë të gjithë, edhe pse nuk do ta ketë shumë të lehtë, duke pasur parasysh se senatorët janë të lidhur me klubin nga kontrata afatgjata. Për pasojë, ndeshja me Juventusin është vendimtare për shumë arsye.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›