Kërcënimi i Rusisë: Gjeorgjia dhe Ukraina, larg NATO-s
Rusia ka paralajmëruar si Gjeorgjinë, ashtu edhe Ukrainën kundër anëtarësimit në NATO. Vërejtjet pasojnë takimet e mbajtura në Shën Pjetërbug midis Presidentit Medvedev dhe homologëve të tij nga të dyja vendet. Rusia nuk mund të pranojë gjë tjetër, përveç faktit se zgjerimi i NATO-s është kërcënim për sigurinë e saj. Mund të ketë pasur një farë ndryshimi të stilit të administratës së re presidenciale, por jo të substancës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se takimi midis Presidentit Medvedev dhe homologut të tij gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, kishte qenë i qetë dhe jo konfrontues, por ai paralajmëroi se konfliktet në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nuk mund të zgjidhen nga ajo që ai cilësoi "lëvizje artificiale të Gjeorgjisë në NATO".