E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidencialet SHBA, takim sekret Klinton-Obama

Një takim sekret është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara mes ish-rivalëve demokratë, Barak Obama dhe Hillari Klinton. Senatori Obama, i emëruari i presupozuar i demokratëve, anuloi udhëtimet e tij të planifikuara në Çikago. Takimi shihet si një lëvizje për të bashkuar partinë përpara se Hillari Klinton më në fund të pranojë humbjen ditën e shtunë dhe të mbështesë senatorin nga Ilinois. Senatorja Klinton, ish-zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka bërë të qartë se nuk po kërkon në mënyrë aktive postin e zëvendëspresidentes. Barak Obama ka thënë ndërkohë se mund të duhet një periudhë kohe derisa ai të përzgjedhë personin që do të jetë numri dy i tij. Ky i fundit ka filluar tani punën për garën përfundimtare, ku do të gjejë përballë tij republikanin Xhon MekKejn.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›